“4: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“4: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Mësoni – Koha Maksimale: 60 Minuta
1. Çfarë janë Stresi dhe Ankthi?
2. Të Kuptojmë Nivelet e Stresit
3 . Përdorni Ndërgjegjësimin për të Ulur Stresin
4. E Drejta për të Përdorur Fuqinë e Perëndisë
Lexoni:
Presidenti Dallin H. Ouks dha mësim për aftësinë e Krishtit për të na forcuar në çfarëdo situate me të cilën përballemi: “Prandaj Ai i njeh mundimet tona, pikëllimet tona, tundimet tona dhe vuajtjen tonë, sepse Ai me gatishmëri i përjetoi ato të gjitha si një pjesë thelbësore e Shlyerjes së Vet. Dhe për shkak të kësaj, Shlyerja e Tij i jep Atij fuqinë për të na ndihmuar – për të na dhënë forcën për t’i duruar të gjitha. …
… Shlyerja e Shpëtimtarit tonë bën më shumë sesa na siguron për pavdekësinë nëpërmjet ringjalljes së të gjithëve dhe na jep mundësinë që të pastrohemi nga mëkati nëpërmjet pendimit dhe pagëzimit. Shlyerja e Tij gjithashtu ofron mundësinë ta thërrasim Atë i cili i ka përjetuar të gjitha lëngatat tona tokësore, për të na dhënë forcën që t’i durojmë barrët e vdekshmërisë. Ai i njeh dhembjet tona dhe na gjendet pranë. Ashtu si Samaritani i mirë, kur Ai na gjen të plagosur buzë rruge, Ai do të na i lidhë plagët dhe do të kujdeset për ne (shih Lluka 10:34). Fuqia shëruese dhe forcuese e Jezu Krishtit dhe Shlyerja e Tij është për të gjithë ne që do t’i kërkojmë” (“Të Forcuar nga Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2015, f. 62, 64).
Diskutoni:
Si mund t’ju ndihmojë gjithmonë të kujtuarit e Shpëtimtarit për t’i mbajtur më mirë nën kontroll stresin dhe ankthin?
5. Mania e Përsosurisë
Lexoni:
Mania e përsosurisë është bindja që nëse nuk jemi të përsosur në çdo gjë, ne jemi një dështim dhe jo aq të mirë për Perëndinë apo dikë tjetër. Megjithatë, ne e dimë se Zoti na ka dhënë dobësi për të na ndihmuar që të mbetemi të përulur dhe të mësueshëm (shih Ethëri 12:27).
Në lidhje me përsosjen, Plaku Xhefri R. Holland dha mësim:
“Shpresa jonë e vetme për përsosje të vërtetë është në pranimin e saj si një dhuratë nga qielli – ne nuk mund ta ‘fitojmë’ atë. Prandaj, hiri i Krishtit na ofron jo vetëm shpëtim nga hidhërimi, mëkati dhe vdekja, por gjithashtu shpëtim nga kritika e vazhdueshme ndaj vetes. …
Vëllezër e motra, secili prej nesh dëshiron një jetë më të mirë si e Krishtit, sesa ajo që shpesh ia dalim të jetojmë. … Nëse e pranojmë këtë gjë me ndershmëri dhe përpiqemi të përmirësohemi, nuk jemi hipokritë; jemi njerëzorë. … Nëse këmbëngulim, atëherë diku në përjetësi përsosja jonë do të jetë e përfunduar dhe e plotë – që është kuptimi i Dhiatës së Re për përkryerjen” (“Jini, pra, të Përkryer – Përfundimisht”, Liahona, nëntor. 2017, f. 41–42).
Lexoni:
Këtu janë katër parime për rritjen e dhembshurisë për veten dhe uljen e manisë së përsosurisë.
-
Të bëhemi të vetëdijshëm për maninë e përsosurisë në mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona.
-
T’i sfidojmë ato mendime, ndjenja dhe veprime.
-
T’i pranojmë gabimet tona si pjesë të jetës dhe të mos kemi frikë për të bërë gabime.
-
Të zhvillojmë dhembshuri për veten; ta pranojmë dhe ta duam veten, përfshirë edhe papërsosuritë tona.
Shikoni:
“Mania e Përsosurisë: A do të Jem Ndonjëherë Mjaft e Mirë”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [03:54].
Perfectionism: Will I Ever Be Good Enough?
Do you sometimes feel like you’re not good enough for God or anyone else? Chances are you’ve had a bout with perfectionism. Whether you know it or not, God’s Grace reaches everyone—including perfectionists.
Diskutoni:
Në materialin filmik, si u bë Olivia më e dhembshur me veten dhe si e sfidoi ajo maninë e përsosurisë?
Diskutoni:
Çfarë mund të bëjmë për ta përmirësuar përvojën në grupin tonë?