Mbështetjate Vetja
Mësoni


“7: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“7: Mësoni”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Mësoni – Koha Maksimale: 60 Minuta

1. Nivelet e Varësisë

Lexoni:

Liria e zgjedhjes është një dhuratë hyjnore nga Ati Qiellor. Kundërshtari dëshiron që të na shpërqendrojë dhe ta kufizojë aftësinë tonë për të bërë zgjedhje të mira. Një mënyrë se si ai e bën këtë është nëpërmjet varësive. Dikush mund të bëhet i varur ndaj shumë llojeve të ndryshme sjelljesh ose substancash. Këto përfshijnë alkoolin, drogat e paligjshme, pornografinë, seksin, duhanin, ushqimin, teknologjinë dhe kumarin, mirëpo nuk kufizohen vetëm me këto.

Shikoni:

Çfarë Është Varësia”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [01:31].

1:43

Diskutoni:

Si e përkufizoni fjalën varësi?

2. Varësia Është edhe Sfidë Shpirtërore edhe Fizike

Lexoni:

Sjelljet e varësisë dhe ato kompulsive nuk janë vetëm një sfidë shpirtërore por edhe fizike. Plaku M. Rasëll Ballard dha mësim: “Studiuesit na thonë se ka një mekanizëm në trurin tonë që quhet qendra e kënaqësisë [shih National Institute on Drug Abuse [Instituti Ndërkombëtar mbi Keqtrajtimin e Drogave], Drugs, Brains, and Behavior – The Science of Addiction (2010), f. 18, drugabuse.gov/scienceofaddiction/sciofaddiction.pdf]. Kur aktivizohet nga disa droga apo sjellje, ajo mposht pjesën e trurit që sundon forcën e vullnetit, gjykimin, logjikën dhe moralin tonë. Kjo e çon personin e rënë në varësi ta braktisë atë që ai ose ajo e di se është e drejtë” (“O, Ai Plani Dredharak i të Ligut”, Liahona, nëntor 2010, f. 108). Ndonëse mund të jemi duke bërë gjithçka që është e nevojshme për t’u shëruar shpirtërisht nga një varësi, shërimi mund të jetë ende i nevojshëm për trupin tonë, veçanërisht për trurin tonë. Teksa punojmë me sjelljet tona të varësisë, truri ynë mund të ndryshojë dhe të shërohet.

Manuali Predikoni Ungjillin Tim jep një shembull të kësaj duke përshkruar sfidat për të kthyer të rinj në besim, por kjo këshillë gjen zbatim për gjithsecilin që përfshihet në një varësi: “Pendimi mund të përfshijë një proces emocional dhe fizik. … Kështu, si pendimi edhe shërimi [mund të] kërkojnë kohë [të konsiderueshme]. … Pagëzimi dhe konfirmimi mund të mos largojnë plotësisht shtytjet emocionale dhe fizike që shoqërojnë këto sjellje. Edhe pse një person mund të ketë sukses në fillim, një shërim i mëtejshëm emocional mund të jetë i nevojshëm që ai të pendohet dhe të shërohet plotësisht” (Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shërbimin Misionar [2007], f. 194).

Shikoni:

Përse Është Kaq e Vështirë të Heqësh Dorë?”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [02:01].

2:13

Diskutoni:

Përse është e rëndësishme të kuptohet se varësia është sfidë si fizike ashtu edhe emocionale?

3. Të Bësh Pjesën Tënde

Lexoni:

Ndonëse procesi i riaftësimit mund të jetë i vështirë, shkrimet e shenjta japin shpresën se “unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13). Më poshtë janë disa parime të përgjithshme që mund t’ju vlejnë, me ndihmën e Zotit, për t’u shëruar nga një sjellje varësie ose zakoni.

  • Lutuni për ndihmë. Ju mund t’i kërkoni gjithmonë Perëndisë për ndihmën e Tij. Ai është atje dhe do t’i përgjigjet lutjes suaj.

  • Gjeni shpresë. Dijeni se Shpëtimtari mund t’ju shërojë teksa bëni pjesën tuaj.

  • Jini të ndershëm. Varësia fiton forcë në fshehtësi, por dobësohet me ndershmërinë.

  • Lidhuni me të tjerët. Lidhja me njerëz mund të plotësojë nevojat që shpesh varësia i lë në hije.

  • Bëni një plan. Me lutje merrni parasysh ndryshimet që keni nevojë të bëni, shmangini situatat e vështira dhe mësoni nga gabimet tuaja. Mendoni rreth Moronit dhe shumë prej barrierave mbrojtëse kundër lamanitëve që ai ia kërkoi popullit të ndërtonte (shih Alma 49).

  • Jini përgjegjës. Kërkoni ndihmën e dikujt që i mirëbesoni, krijoni një plan ecurie së bashku me personin tuaj të besuar dhe shqyrtojeni rregullisht përparimin tuaj.

  • Merrni përkrahje. Nuk keni përse ta bëni këtë të vetëm. Bisedoni me familjen, peshkopin, udhëheqësit ose miqtë tuaj.

  • Mbani mend që jeni një fëmijë i Perëndisë. Mos e përkufizoni veten me varësinë tuaj. Kini dhembshuri për veten dhe të tjerët.

  • Mos hiqni dorë. Edhe nëse shkisni, asnjë përpjekje nuk shkon dëm. Kërkohet kohë që të shëroheni. Jini të duruar me veten.

Shihni kapitullin 2, “Modele të të Menduarit të Shëndetshëm”, për ide shtesë.

Lexoni:

Disa individëve mund t’u nevojitet të ndërmarrin hapa më domethënës për t’u shëruar. Kjo përfshin t’i kërkoni ndihmë një mjeku, të frekuentoni një mbledhje prej 12 hapash për riaftësim nga varësia, të punoni me një terapist ose program trajtimi apo një kombinim metodash.

Shikoni:

Çfarë është Riaftësimi nga Varësitë?”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [02:08].

2:20

Këshillë:

Për më shumë informacion, shqyrtoni burimet shtesë të Kishës, të tilla si ato që vijojnë.

4. Përkrahja ndaj Atyre që Vuajnë nga Varësia

Lexoni:

Njerëzit që vuajnë nga një sjellje varësie ose zakoni, kanë nevojë për përkrahje dhe ndihmë nga njerëzit rrotull tyre. Nëse dikush vjen te ju për ndihmë, falënderojeni atë që pati guximin të jetë i sinqertë me ju dhe dëgjojeni me vëmendje atë që ai ose ajo ju thotë. Lutuni për ndihmë që t’i mbani nën kontroll emocionet tuaja, të tilla si zemërimin, lëndimin ose mërinë. I thoni personit se e doni dhe dëshironi ta ndihmoni. Nxiteni individin të punojë me udhëheqësit e Kishës dhe të tjerë që mund t’i vijnë në ndihmë.

Nëse besoni se dikush që e doni ka nevojë për ndihmë, por nuk është hapur ende me ju, tregojani personit shqetësimin tuaj. Shpreheni dashurinë tuaj, u thoni shqetësimet tuaja dhe tregoni dëshirën tuaj për të ndihmuar. Edhe nëse personi nuk e pranon ofertën tuaj për ndihmë, vazhdoni të tregoni dashurinë tuaj dhe mos hiqni dorë.

Ndërsa njeriu juaj i dashur përpiqet të shërohet, ai ose ajo mund të ndihet i/e shkurajuar dhe i/e pashpresë. Ju mund t’i jepni kurajë dhe përkrahje duke e përgëzuar për përparimin që po bën njeriu juaj i dashur, si edhe duke dëshmuar se ka ende shpresë dhe se Zoti e do atë.

Lexoni:

Ju mund ta përkrahni njeriun tuaj të dashur duke i përforcuar përpjekjet e atij ose të asaj për të ardhur te Krishti dhe për t’u shëruar. Në disa raste, ndihma juaj mund të jetë shumë dobiprurëse dhe madje jetëshpëtuese. Megjithatë, ju duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e përkrahni njeriun tuaj të dashur për të bërë zgjedhje të dobëta ose t’i krijoni atij ose asaj mundësinë që të kryejë mëkat. Nëse bini në grackën e shpëtimit vazhdimisht të njeriut tuaj të dashur, ju mund ta pengoni riaftësimin e tij apo të saj dhe mund ta vononi njeriun tuaj të dashur që t’i drejtohet Zotit për ndihmë. Situata e çdo njeriu është e ndryshme dhe mund të kërkojë një përgjigje të ndryshme. Lutuni që Shpirti t’ju udhërrëfejë dhe merrni parasysh t’u kërkoni ndihmë të tjerëve që kanë përvojë ose ekspertizë.

Struktura dhe rregullat mund ta ndihmojnë dikë që po përballet me varësinë për t’ia dalë mbanë gjatë procesit të riaftësimit. Një person i përfshirë, për shembull një prind ose bashkëshort/e, mund të vendosë kufij dhe t’i komunikojë qartësisht ato, të vërë rregulla dhe ta mbajë përgjegjës njeriun e tij të dashur për zgjedhjet e veta, pasi përjetimi i pasojave mund t’i japë njeriut tuaj të dashur motivim të shtuar për t’u shëruar. Këto veprime nuk bëhen për ta kontrolluar njeriun tuaj të dashur ose mikun/miken tuaj, por përkundrazi që të minimizohet ndikimi negativ i zgjedhjeve të tij ose të saj në jetën tuaj dhe në jetën e njerëzve të tjerë të dashur rrotull tij ose saj.

5. Bashkëshortët, Pjesëtarët e Familjes dhe Miqtë

Lexoni:

Mund të jetë shkatërruese kur dikush mëson se një njeri i dashur po vuan nga një sjellje kompulsive ose varësie. Ky person mund ta fajësojë veten gabimisht, të zemërohet ose të shqetësohet se nuk ka shpresë. Një bashkëshort/e, pjesëtar i familjes ose mik/e ka nevojë për fuqinë shëruese të Shpëtimtarit po aq sa edhe njeriu i tyre i dashur që ka ngecur në një sjellje kompulsive ose varësie apo zakoni.

Më poshtë janë disa sugjerime për bashkëshorten/in, pjesëtarët e familjes dhe miqtë e dikujt që vuajnë nga varësia:

  1. Ky nuk është thjesht problemi i njeriut tuaj të dashur. Nuk është e drejtë, por ju prek edhe ju. Lejoni Zotin t’i marrë nën kontroll barrët tuaja dhe kërkoni shërim për veten.

  2. Lutuni për ndihmë dhe udhërrëfim. Kërkojeni Zotin. Qëndroni me njerëz që ju duan.

  3. Nuk e shkaktuat ju varësinë, ju nuk mund ta kontrolloni atë dhe ju nuk mund ta zgjidhni atë. Kjo është sfida e njeriut tuaj të dashur.

  4. Merrni përkrahje. Bisedoni me njerëz që i mirëbesoni dhe me të cilët ndiheni të sigurt. Nuk keni përse të vuani në heshtje.

Këshillë:

Për më shumë informacion, shihni Spouse and Family Support Guide [Udhëzuesi për Përkrahjen e Bashkëshortes/it dhe Familjeve] ose frekuentoni një grup përkrahjeje për bashkëshortët dhe familjarët te (AddictionRecovery.ChurchofJesusChrist.org/spouses-and-families).

Ndërmjetësi

Zgjidhni njërin nga materialet filmike më poshtë për ta parë si grup.

Shikoni:

Ajo që Di Tani: Bashkëshortët/et”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [03:52],

3:59

ose

Ajo që Di Tani: Prindërit”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [03:55].

4:0

Përsiatni:

Çfarë mësuat nga materiali filmik që mund t’ju ndihmojë?

6. Parandalimi i Varësisë

Lexoni:

Shumica e varësive janë të parandalueshme nëse e kuptoni mirë veten dhe gjërat që mund t’ju shtyjnë në sjellje varësie. Për shumë njerëz, modelet e varësive shpesh fillojnë në vitet e adoleshencës së vonë. Parimet në tabelën vijuese mund të ndihmojnë për parandalimin e varësive.

Parimi

Përshkrimi

Parimi

1. Edukimi

Përshkrimi

Edukojeni veten që të kuptoni se çfarë gjërash ju krijojnë varësi dhe se çfarë i bën varësia një personi. Dijenia se si ndikon varësia në trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj, mund të jetë një frenues i dobishëm.

Parimi

2. Vetëpërmbajtja

Përshkrimi

Profetët gjatë gjithë kohës kanë dhënë mësim mbi rëndësinë e vetëpërmbajtjes. Vënia e kufijve në sjelljen tuaj dhe vendosja se çfarë do të bëni dhe çfarë jo, mund t’ju mbrojë që të mos bini në varësi.

Parimi

3. Lidhja me Njerëz

Përshkrimi

Pasja e një lidhjeje të fortë me Shpëtimtarin dhe njerëz të tjerë mund të jetë një faktor mbrojtës për shmangien e sjelljeve të varësisë. Njerëz të mirë në jetën tuaj mund t’ju ndihmojnë që ta ndieni dashurinë e Perëndisë dhe të jeni më të qëndrueshëm.

Parimi

4. Transparenca

Përshkrimi

Të qenit i sinqertë me dikë rreth veprimeve tuaja mund t’ju ndihmojë të shmangni sjellje që shpesh shoqërohen me varësinë, duke përfshirë gënjeshtrën, mashtrimin dhe shfajësimin. Të qenit transparent e bën më të vështirë që sjelljet e varësisë të hedhin rrënjë.

Parimi

5. Mbikëqyrja

Përshkrimi

Për prindërit, dijenia se kush janë miqtë e fëmijëve tuaj, dijenia se në çfarë veprimtarish marrin pjesë ata dhe vendosja e rregullave të qarta, mund të mbrojnë kundër varësive. Bëni bashkëbisedime të rregullta me fëmijët tuaj rreth këtyre temave.

Shikoni:

Varësia tek Adoleshentët”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos [02:18].

2:30

Përsiatni:

Mendoni për veten ose dikë për të cilin/ën shqetësoheni. Cilin nga parimet te materiali filmik dhe tek tabela do t’ju pëlqente ta ndërthurnit në këtë marrëdhënie? Merrni parasysh t’ia tregoni planin partnerit tuaj në veprim.