Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Tregoni Integritet


“7: Themeli Im: Tregoni Integritet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)

“7: Themeli Im: Tregoni Integritet”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale

Themeli Im: Tregoni Integritet – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:

Përse i do Zoti ata që kanë “integritet … të zemrës” (Doktrina e Besëlidhje 124:15)?

Shikoni:

Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?”, në dispozicion te srs.ChurchofJesusChrist.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexojeni tekstin e shkruar për “What Shall a Man Give in Exchange for His Soul?” [“Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?”]

Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexoni këtë skenar.

Pamja
djalosh në kinema

Plaku Robert C. Gei:

“Shpëtimtari një herë u bëri dishepujve të Tij pyetjen në vijim: ‘Çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?’

Kjo është një pyetje që im atë më mësoi ta mendoja me maturi vite më parë. Ndërsa po rritesha, prindërit e mi më caktuan punë të përditshme përreth shtëpisë dhe më paguanin një shumë të vogël të hollash për atë punë. Shpesh ato para, pak më shumë se 50 qindarka në javë, i përdorja për të shkuar në kinema. Atëherë një biletë filmi kushtonte 25 qindarka për një 11-vjeçar. Më mbeteshin 25 qindarka për t’u shpenzuar me ëmbëlsira, që kushtonin 5 qindarka copa. Një film me pesë ëmbëlsira! Më mirë se kaq nuk bëhej.

Çdo gjë shkoi mirë derisa mbusha 12 vjeç. Një pasdite duke qëndruar në radhë, mora vesh se çmimi i biletës për një 12-vjeçar ishte 35 qindarka dhe kjo do të thoshte dy ëmbëlsira më pak. Jo shumë i përgatitur për ta bërë atë sakrificë, unë arsyetova me vete: “Ti dukesh njëlloj si një javë më parë”. Më pas hipa lart dhe kërkova një biletë prej 25 qindarkash. Sportelisti nuk më pa fare me sy hetues dhe unë bleva pesë ëmbëlsirat e mia të zakonshme në vend që të blija tri.

Më vonë, i ngazëllyer nga arritja ime, nxitova në shtëpi për t’i treguar tim eti për suksesin tim të madh. Kur po i tregoja hollësitë, ai nuk tha asgjë. Kur mbarova, ai thjesht më pa dhe tha: ‘Bir, a do të shisje shpirtin për një monedhë pesëqindarkëshe?’ Fjalët e tij më therën në zemrën time 12‑vjeçare. Është një mësim që nuk e kam harruar kurrë.”

(“Çfarë do të Japë Njeriu si Shkëmbim të Shpirtit të Vet?Liahona, nëntor 2012, f. 34.)

Diskutoni:

Çfarë do të thotë të kesh integritet? Cilat janë disa mënyra të vogla në të cilat njerëzit i japin shpirtrat e tyre për të marrë gjëra në këtë jetë?

Lexoni:

“Ne besojmë në qenien të ndershëm” (Nenet e Besimit 1:13).

“Deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime” (Jobit 27:5).

Lexoni:

Fragmentin vijues të shkrimit të shenjtë dhe thënien nga Plaku Uirthlin:

“Dhe unë do të doja që ju të mbanit mend se kushdo mes jush, që merr hua nga fqinji i tij duhet t’ia kthejë gjënë që ai ka marrë hua, sipas asaj që bini dakord, përndryshe do të bëni mëkat; dhe ndoshta do të shkaktoni që fqinji të bëjë mëkat gjithashtu” (Mosia 4:28).

“Integritet do të thotë të bëjmë gjithmonë atë që është e drejtë dhe e mirë, pavarësisht nga pasojat e menjëhershme. Do të thotë të jemi të drejtë nga vetë thellësia e shpirtit tonë, jo vetëm në veprimet tona por, më e rëndësishmja, në mendimet tona dhe në zemrat tona. … Pak gënjeshtra, pak mashtrim ose marrja e një përfitimi të vogël të padrejtë, nuk janë të pranueshme për Zotin. … … Shpërblimi i përkryer i integritetit është shoqërimi i vazhdueshëm i Frymës së Shenjtë. … Kur bëjmë atë që është e drejtë, ai mund të banojë brenda nesh dhe të na udhërrëfejë në gjithçka që bëjmë” (Joseph B. Wirthlin, “Personal Integrity”, Ensign, maj 1990, f. 30, 32–33).

Diskutoni:

Përse të qenit të ndershëm është diçka e domosdoshme për t’u bërë më të ripërtërirë shpirtërisht?

Zotohuni:

Do të jem më i ndershëm në njërën nga nëntë fushat që i vlerësova me numër më lart.

Shtyp në Letër