“Për Ndërmjetësit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale (2020)
“Për Ndërmjetësit”, Gjetja e Forcës te Zoti: Ripërtëritja Emocionale
Për Ndërmjetësit
Ju faleminderit për gatishmërinë tuaj për të shërbyer si ndërmjetës. Në këtë rol, ju do të jeni pjesë e diçkaje të mrekullueshme. Përpjekjet tuaja do të ndihmojnë në drejtimin e një grupi të vogël individësh që të bëhen më të ripërtërirë emocionalisht, teksa i jetojnë parimet e ungjillit dhe mësojnë zotësi praktike. Nuk keni përse të jeni ekspert dhe nuk jeni përgjegjës për diskutimin që hapin të tjerët; thjesht ndiqni materialet dhe mbështetuni te frymëzimi nga Shpirti dhe grupi.
Ndërmjetësimi i këtij grupi është i ndryshëm nga kurset e tjera të mbështetjes te vetja. Ndërkohë që ky kurs mund të funksionojë për grupe me një numër të ndryshëm pjesëmarrësish, përvoja ka treguar se numri ideal i grupit për këtë kurs është 8 deri në 10 pjesëmarrës. Temat në këtë manual janë të ndjeshme, prandaj shumë pjesëmarrës mund të preken shumë. Nëse ndodh kjo, ju lutemi, jini sa më të kuptueshëm që të mundeni. Shumica e pjesëmarrësve të grupit do të jenë të shpejtë gjithashtu për t’u dhënë përkrahje të tjerëve.
Nëse këto materiale përdoren për grupe të rinjsh e të rejash, rekomandohet që pjesëmarrësit të jenë të paktën 16 vjeç dhe që dy të rritur të jenë të pranishëm. Nëse keni shqetësime rreth sigurisë së një të riu apo të reje për shkak të diçkaje që tregon në mbledhje, ju lutemi, bëjani të ditur prindit ose kujdestarit.
Më poshtë janë disa situata që mund të hasni dhe disa përgjigje të mundshme.
Situata |
Përgjigje të Mundshme |
---|---|
Situata Të treguarit e kalon kohën e përcaktuar. | Përgjigje të Mundshme Zgjidhni një anëtar të grupit për të mbajtur kohën. “E vlerësoj faktin sa e rëndësishme është kjo për ty, por nevojitet të vijojmë për të qëndruar brenda kohës.” |
Situata Një pjesëmarrës/e tregon gjatë ose e mbizotëron diskutimin e grupit. | Përgjigje të Mundshme “Faleminderit për atë që tregove. Kemi nevojë t’u sigurojmë edhe të tjerëve mundësi për të treguar.” |
Situata Një pjesëmarrës/e përdor përshkrim të hollësishëm për një situatë ose një sfidë. | Përgjigje të Mundshme “Kjo duket si një situatë e vështirë. Dua të të rikujtoj ty dhe ne të gjithëve, se nuk e kemi vërtet kohën ose trajnimin për ta trajtuar atë çështje.” |
Përgjigjja ndaj Situatave Sfiduese
Nëse emocionet vijojnë të përshkallëzohen gjatë një mbledhjeje, merrni parasysh të sugjeroni një ndërprerje të shkurtër. Merreni veçmas pjesëmarrësin/en. Mund ta pyetni atë pjesëmarrës/e: “A je mirë? Dukesh shumë i/e mërzitur. A mund të bëj ndonjë gjë për të të ndihmuar?” Ndërmjetësi duhet të kontrollojë që të gjithë pjesëmarrësit të jenë mirë përpara se të largohen nga mbledhja. Nëse pjesëmarrësi/ja bëhet kërcënues/e ose lëndon dikë, i kërkoni personit të largohet, telefononi autoritetet ligjore dhe njoftoni menjëherë udhëheqësit e priftërisë. Njihuni me Orientimet mbi Sigurinë e Shtëpive të Mbledhjeve, të cilat vihen në dispozicion nëpërmjet peshkopit tuaj.
BËNI |
---|
BËNI PËRPARA ÇDO MBLEDHJEJE
GJATË ÇDO MBLEDHJEJE
PAS ÇDO MBLEDHJEJE
|
MOS BËNI |
---|
MOS BËNI PËRPARA ÇDO MBLEDHJEJE
GJATË ÇDO MBLEDHJEJE
|
Vetëvlerësimi i Ndërmjetësit
Pas çdo mbledhjeje të grupit, shqyrtoni pohimet e mëposhtme. Sa mirë po ia dilni mbanë?
Si po ia Dal si Ndërmjetës? |
Kurrë |
Ndonjëherë |
Shpesh |
Gjithmonë |
---|---|---|---|---|
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 1. Çdo njeri merr pjesë në mënyrë të barabartë. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 2. I lë anëtarët e grupit t’u përgjigjen pyetjeve në vend që t’u përgjigjem vetë. Flas më pak se anëtarët e tjerë të grupit. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 3. Ndjek fletoren e punës siç është shkruar dhe i përfundoj të gjitha pjesët dhe veprimtaritë. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 4. Vihem në kontakt me anëtarë të grupit gjatë javës. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 5. E shpreh ngazëllimin dhe dashurinë time për çdo anëtar të grupit. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 6. Qëndroj brenda kohës së rekomanduar për çdo pjesë dhe veprimtari. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 7. Lë kohë për pjesën “Përsiatni” që Fryma e Shenjtë të mund t’i udhërrëfejë anëtarët e grupit. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po ia Dal si Ndërmjetës? 8. Ndihmoj për t’u siguruar që çdo anëtar i grupit që dëshiron, të mund të raportojë për zotimet e veta. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po Ecën Grupi Im? |
Kurrë |
Ndonjëherë |
Shpesh |
Gjithmonë |
---|---|---|---|---|
Si po Ecën Grupi Im? 1. Anëtarët e grupit inkurajojnë dhe tregojnë përkrahje për njëri-tjetrin. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po Ecën Grupi Im? 2. Anëtarët e grupit i mbajnë zotimet e tyre. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po Ecën Grupi Im? 3. Anëtarët e grupit po arrijnë rezultate si materiale edhe shpirtërore. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |
Si po Ecën Grupi Im? 4. Partnerët në veprim vihen në kontakt dhe e nxitin njëri-tjetrin rregullisht gjatë javës. | Kurrë | Ndonjëherë | Shpesh | Gjithmonë |