Partnerët në Veprim
DOBIA e Partnerëve në Veprim
-
Lexoni:Me ndihmën e të tjerëve, ju mund të arrini gjëra të mëdha. Për shembull, misionarët kanë shokë ose shoqe shoqëruese për përkrahje. Në grupet tona, ne kemi partnerë në veprim. Çdo javë, ne do të zgjedhim dhe do të punojmë me një partner tjetër në veprim. Partnerët në veprim e ndihmojnë njëri-tjetrin për t’i mbajtur zotimet duke:
-
Marrë në telefon, duke shkruar mesazhe me celular ose duke e vizituar njëri-tjetrin gjatë javës.
-
Biseduar për atë që mësuam në grup.
-
E nxitur njëri-tjetrin për t’i mbajtur zotimet.
-
U këshilluar së bashku rreth sfidave.
-
U lutur për të tjerët.
-
-
Diskutoni:Si ju ka ndihmuar një person tjetër që të arrini diçka të vështirë?
-
Lexoni:Të jesh një partner në veprim nuk është e vështirë ose nuk merr shumë kohë. Për ta filluar bisedën, ju mund të pyetni:
-
Çfarë ju pëlqeu nga mbledhja jonë e fundit me grupin?
-
Çfarë gjërash të mira ju kanë ndodhur këtë javë?
-
Si e keni përdorur parimin nga Themeli Im këtë javë?
Pjesa më e rëndësishme e diskutimit do të jetë të ndihmojmë njëri-tjetrin për t’i mbajtur zotimet. Ju mund të pyetni:
-
Si po ecni me zotimet tuaja?
-
Nëse nuk i keni mbajtur disa prej tyre, a ju nevojitet ndihmë?
-
Si mund t’ju përkrah më mirë në përpjekjet tuaja?
-