Mbështetjate Vetja
Burimet


Burimet

Këshillat Familjarë

Plaku M. Rasëll Ballard, u shpreh si vijon rreth këshillave familjarë:

“Unë besoj që këshillat janë mënyra më dobiprurëse për të arritur rezultate të vërteta. Përveç kësaj, unë e di se këshillat janë mënyra e Zotit dhe se Ai i krijoi të gjitha gjërat e gjithësisë nëpërmjet një këshilli qiellor, siç përmendet në shkrimin e shenjtë.

Megjithatë, deri tani asnjëherë nuk kam folur në konferencën e përgjithshme rreth këshillit më bazë dhe më themelor – dhe ndoshta këshillit më të rëndësishëm – të të gjithë këshillave: këshillit të familjes.

Këshillat e familjeve gjithmonë kanë qenë të nevojshëm. Ata janë, në fakt, të përjetshëm në natyrë. Ne i përkitnim një këshilli të familjes në ekzistencën paratokësore, kur jetuam me prindërit tanë qiellorë si fëmijët e tyre shpirtërorë.

Një këshill i familjes, kur mbahet me dashuri dhe me tipare të ngjashme me të Krishtit, do ta pakësojë ndikimin e teknologjisë bashkëkohore që shpesh na e largon vëmendjen prej të shpenzuarit të kohës cilësore me njëri-tjetrin dhe gjithashtu ka prirje të sjellë ligësi drejtpërsëdrejti brenda në shtëpitë tona.

Ju lutem, mbajeni mend që këshillat e familjeve janë të ndryshëm nga mbrëmjet familjare të shtëpisë që mbahen të hënave. Mbrëmjet familjare përqendrohen kryesisht mbi udhëzimin e ungjillit dhe veprimtaritë familjare. Këshillat e familjeve, nga ana tjetër, mund të mbahen në çfarëdo dite të javës dhe janë kryesisht një mbledhje në të cilën prindërit dëgjojnë – njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre.

Besoj se ka të paktën katër lloje të këshillave të familjeve:

  • Së pari, një këshill i përgjithshëm i familjes që përfshin të gjithë familjen.

  • Së dyti, një këshill ekzekutiv i familjes që përfshin një nënë dhe një baba.

  • Së treti, një këshill i kufizuar i familjes që përfshin prindërit dhe një fëmijë.

  • Së katërti, një këshill vetëm-për-vetëm i familjes që përfshin një prind dhe një fëmijë.”

(“Këshillat e Familjeve”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 63)

Kthehuni te faqja 27.

Shënime