Mbështetjate Vetja
Raportoni


Raportoni – Koha Maksimale: 25 Minuta

Zotimet e Javës së Kaluar

  1. Të ushtroj dhe t’ua tregoj të tjerëve parimin nga Themeli Im të javës së kaluar.

  2. Të krijoj një buxhet.

  3. Të zhvilloj një këshill familjar dhe të diskutojmë për buxhetin tonë.

  4. Të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe ta përkrah atë.

Hapi 1: Vlerësoni me Partnerin në Veprim (5 minuta)

Harxhoni pak minuta për t’i vlerësuar përpjekjet tuaja për mbajtjen e zotimeve vetjake këtë javë. Përdoreni tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të kësaj fletore pune. Tregojani vlerësimin tuaj partnerit tuaj dhe diskutojeni me të pyetjen e mëposhtme. Ai ose ajo pastaj do të fillojë ku t’i tregohet.

Diskutoni:Çfarë sfidash patët ndërsa i mbajtët zotimet tuaja këtë javë?

figura lidhëse vlerësimi i përpjekjeve të mia

Hapi 2: Raportoni te Grupi (8 minuta)

Pasi t’i vlerësoni përpjekjet tuaja, bashkohuni sërish dhe raportoni përfundimet tuaja. Ecni rreth grupit dhe secili të thotë nëse e ka vlerësuar veten me të “kuqe”, të “verdhë” apo “jeshile” për secilin zotim të javës së kaluar.

Hapi 3: Jepini Përvojat Tuaja (10 minuta)

Tani tregojini si grup gjërat që keni mësuar nga përpjekja për t’i mbajtur zotimet tuaja gjatë javës.

    Diskutoni:
  • Çfarë përvojash patët ndërsa e ushtruat ose ua treguat të tjerëve parimin nga Themeli Im?

  • Çfarë mësuat nga krijimi i një buxheti?

  • Si ju ndihmoi këshilli juaj familjar gjatë krijimit të buxhetit?

Hapi 4: Zgjidhini Partnerët në Veprim (2 minuta)

Zgjidhni një partner në veprim nga grupi për javën vijuese. Përgjithësisht, partnerët në veprim janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të familjes.

Harxhoni dy minuta tani për t’u takuar me partnerin tuaj në veprim. Paraqiteni veten dhe diskutoni se si do të viheni në kontakt me njëri-tjetrin gjatë gjithë javës.

Emri i partnerit në veprim

Informacion kontakti

Shkruani se si dhe kur do të viheni në kontakt me njëri-tjetrin këtë javë.

Diel

Hën

Mar

Mër

Enj

Pre

Shtu