Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Komunikoni


Themeli Im: Komunikoni – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Kur iu është përgjigjur Ati Qiellor lutjeve të mia?

Shihni:“Creating Lift” [“Krijimi i Forcës Ngritëse”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 145.)

Krijimi i Forcës Ngritëse

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

foto nga Creating Lift [Krijimi i Forcës Ngritëse]

Presidenti Diter F. Uhtdorf: Me qëllim që një aeroplan të ngrihet nga toka, duhet krijuar një forcë ngritëse. Në aerodinamikë, forca ngritëse krijohet kur ajri kalon te krahët e një aeroplani në mënyrë të tillë që trysnia nga poshtë krahëve të jetë më e madhe sesa trysnia sipër krahëve. Kur forca ngritëse e tejkalon tërheqjen poshtë të gravitetit, aeroplani ngrihet nga toka dhe arrin të fluturojë.

Në një mënyrë të ngjashme, ne mund ta krijojmë forcën ngritëse në jetën tonë shpirtërore. Kur forca që na shtyn drejt qiellit, është më e madhe sesa tundimet dhe ankthi që na tërheqin poshtë, ne mund të ngjitemi dhe të fluturojmë në mbretërinë e Shpirtit.

Edhe pse ka shumë parime të ungjillit që na ndihmojnë të arrijmë forcën ngritëse, do të më pëlqente të përqendrohesha te njëra në veçanti.

Lutja!

Lutja është një nga parimet e ungjillit që siguron forcë ngritëse. Lutja ka fuqinë të na ngrejë nga shqetësimet tona tokësore. Lutja mund të na ngrejë përmes reve të dëshpërimit ose errësirës për te një horizont i ndritshëm e i kthjellët.

Një nga bekimet, privilegjet dhe mundësitë më të mëdha që kemi si fëmijë të Atit tonë Qiellor, është se ne mund të komunikojmë me Të nëpërmjet lutjes. Mund t’i flasim Atij për përvojat tona jetësore, sfidat dhe bekimet. Ne mund ta dëgjojmë e të marrim udhërrëfim qiellor nga Shpirti i Shenjtë në çdo kohë e në çdo vend.

(Shih Dieter F. Uchtdorf, “Prayer and the Blue Horizon”, Ensign ose Liahona, qershor 2009, f. 5–6)

Kthehuni te faqja 144.

Diskutoni:Si mund t’i dallojmë përgjigjet ndaj lutjeve tona? Përse është dëgjimi një pjesë thelbësore e lutjes?

Lexoni:Doktrina e Besëlidhjet 8:2 dhe citimin nga Presidenti Rasëll M. Nelson (në të djathtë)

Diskutoni:Përse është të dëgjuarit një aftësi thelbësore? Si mund të na ndihmojë në punën tonë të dëgjuarit me kujdes?

Lexoni:Citimet nga Presidenti Henri B. Ajring dhe Plaku Robert D. Hejls (në të djathtë)

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Lutuni individualisht dhe si familje çdo mëngjes e çdo natë. Shpenzoni kohë pas çdo lutjeje që të dëgjoni plot nderim për udhërrëfim.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth komunikimit.