Burimet
Vazhdoni me Durim
Presidenti Diter F. Uhtdorf shprehu këshillën vijuese:
“Në vitet 1960 një profesor i Universitetit të Stanfordit nisi një eksperiment të thjeshtë ku provonte forcën e vullnetit të fëmijëve katërvjeçarë. Ai vendosi para tyre një bonbone të madhe dhe u tha pastaj se mund ta hanin menjëherë ose, nëse do të prisnin për 15 minuta, ata do të mund të kishin dy bonbone.
Pastaj ai i la vetëm fëmijët dhe vështroi se çfarë ndodhi pas një pasqyre gjysmë të tejdukshme. Disa nga fëmijët e hëngrën menjëherë bonbonen; disa mundën të prisnin vetëm disa minuta përpara se t’i jepeshin tundimit. Vetëm 30 përqind qenë të aftë të prisnin. …
Çka filloi si një eksperiment i thjeshtë me fëmijë dhe bonbone, u bë një studim domethënës që sugjeroi se aftësia për të pritur – për të qenë të duruar – qe një tipar kyç i karakterit, që mund të parashikonte sukses të mëvonshëm në jetë. …
… Premtimet e Perëndisë nuk përmbushen gjithmonë aq shpejt ose në mënyrën si mund të shpresojmë. …
Durim do të thotë të këmbëngulim për diçka deri në fund. Do të thotë të shtyjmë për më vonë kënaqje të menjëhershme për bekime të ardhshme. …
… Puna e durimit në thelb është kjo: mbani urdhërimet; besojini Perëndisë, Atit tonë Qiellor; shërbejini Atij me butësi dhe dashuri si ajo e Krishtit; ushtroni besim dhe shpresë tek Shpëtimtari; dhe kurrë mos u dorëzoni.”
(“Vazhdoni me Durim”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 56, 58, 59)
Kthehuni te faqja 61.
Buxheti Im
Përshkrimi |
Lloji |
Të ardhurat |
Shpenzimet |
Bilanci |
---|---|---|---|---|
Të ardhurat |
(PZ) | |||
Bilanci |