Themeli Im: Kërkoni të Mësoni – Koha Maksimale: 20 Minuta
-
Përsiatni:Si na krijon mundësi të nxënit?
-
Shihni:“Education for a Better Life” [“Arsimim për një Jetë më të Mirë”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 165.)
-
Diskutoni:Çfarë donte Plaku Jozef W. Sitati kur ishte 13 vjeç? Çfarë bëri ai rreth kësaj?
-
Lexoni:Doktrinën e Besëlidhjet 88:118–119 dhe citimin nga Presidenti Gordon B. Hinkli (në të djathtë)
-
Përsiatni:Çfarë mendimesh dhe përshtypjesh keni pasur nga Fryma e Shenjtë rreth përmirësimit të jetës suaj?
-
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë kësaj jave. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.
-
Plotësojini synimet vijuese dhe vihuni në rolin e këshilluesit për veprimtaritë.
-
Përfundojeni së shkruari planin e “misionit të jetës” suaj dhe diskutojeni atë me familjen tuaj.
-
Kërkojini dikujt të jetë këshilluesi juaj dhe caktoni një kohë për t’u takuar.
-
Veprimtaria – Krijimi i Synimeve
Hapi 1: Lexojeni citimin nga Presidenti Hauard W. Hanter (në të djathtë). Nëpërmjet synimeve, shpresat tona shndërrohen në veprime.
“Ky është një ungjill pendimi dhe ne kemi nevojë të pendohemi dhe të zgjedhim të veprojmë më mirë. Me të vërtetë, procesi i pendimit, i bërjes së zotimeve dhe i vendosjes së synimeve duhet të jetë i vazhdueshëm. … Jua rekomandoj këtë praktikë.”
Howard W. Hunter, “The Dauntless Spirit of Resolution” (takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 5 janar 1992), f. 2, speeches.byu.edu
Synimet duhet:
-
Të jenë specifike dhe të matshme.
-
Të shkruhen diku dhe të vendosen atje ku mund t’i shihni të paktën çdo ditë.
-
Të kenë afate për t’u përmbushur.
-
Të kenë veprime të veçanta që duhet të ndërmerren për ta përmbushur synimin.
-
Të shqyrtohen, raportohen dhe përditësohen vazhdimisht.
Hapi 2: Në një fletë të veçantë letre, shkruani dy ose tri synime që do t’ju ndihmojnë ta arrini misionin e jetës suaj. Ndiqeni shembullin më poshtë. Vendoseni letrën atje ku mund ta shihni çdo ditë.
Synimi |
Përse? |
Hapa të Veçantë për ta Arritur Synimin |
Rendi Kohor |
Kujt do t’ia Raportoj Përparimin Tim? |
---|---|---|---|---|
SHEMBULL: Lexojeni Librin e Mormonit për 30 minuta çdo ditë. |
Që unë të mund të marr udhëheqje të përditshme nga Fryma e Shenjtë. |
1. Ngrihem në orën 06:30 të mëngjesit çdo ditë. 2. Lexoj përpara se të ha mëngjes. 3. E shënoj përparimin tim në tabelë. |
Do të bëj një vlerësim të përparimit tim çdo natë përpara se të shkoj në shtrat. |
Do t’ia tregoj tabelën time të përparimit një pjesëtari të familjes çdo të diel. |
Veprimtaria – Gjetja e një Këshilluesi
Hapi 1: Lexojeni citimin nga Plaku Robert D. Hejls (në të djathtë). Ka lloje të ndryshme këshilluesish. Juve mund t’ju nevojitet dikush me shumë përvojë për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja – dikush që e ka bërë atë që doni të bëni ju. Këshillues të tjerë mund të jenë miqtë ose pjesëtarët e drejtë të familjes. Këta njerëz janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë kohë duke ju nxitur që të bëni ndryshime në jetën tuaj dhe duke ju mbajtur përgjegjës për përparimin.
“Në vitet e mia të moshës madhore, unë kam kërkuar këshillë nga prindërit e mi dhe nga këshilltarë besnikë e të besuar. Njëri ishte një udhëheqës i priftërisë; tjetri një mësues që besoi tek unë. … Me lutje zgjidhni këshillues që shqetësohen sinqerisht për mirëqenien tuaj shpirtërore.”
Robert D. Hejls, “Përballja me Sfidat e Botës së Sotme”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 46
Hapi 2: Mendoni rreth llojit të ndihmës që ju nevojitet. Shkruani një listë të njerëzve që mund të jenë këshilluesit tuaj. Përsiatni dhe lutuni për listën tuaj të emrave.
Hapi 3: Përgjigjuni pyetjeve më poshtë që të filloni një marrëdhënie këshilluese. Për ta ftuar dikë që të jetë këshilluesi juaj, ju thjesht mund të pyetni: “Po përpiqem të bëj një ndryshim në jetën time. A do të ishit i gatshëm të më ndihmonit?”
Këshilluesi Im |
---|
Kë do të donit të ishte këshilluesi juaj? |
Kur do t’i kërkoni atij apo asaj që të jetë këshilluesi/ja juaj? |
Kur mund të takoheni për t’i treguar “misionin e jetës” suaj dhe synimet tuaja? |
Sa shpesh do të donit të takoheshit me këshilluesin/en tuaj? |
Hapi 4: Mbajeni mend se ju jeni përgjegjës për “misionin e jetës” suaj. Kur të takoheni me këshilluesin tuaj:
-
Shqyrtojeni përparimin tuaj.
-
Shqyrtojini pengesat në përparimin tuaj dhe atë që po bëni për t’i kapërcyer ato.
-
Shqyrtojeni veçanërisht atë që planifikoni të bëni përpara se të takoheni me këshilluesin tuaj sërish.