Përsiatni – Koha Maksimale: 5 Minuta
Në mënyrë të pavarur mendoni rreth asaj që keni mësuar sot dhe shqyrtoni se çfarë do të donte Zoti të bënit. Lexojeni shkrimin e shenjtë ose citimin më poshtë dhe shkruajini përgjigjet për pyetjet.
“‘Sillni gjithë të dhjetat në shtëpinë e thesarit … dhe pastaj më vini në provë për këtë gjë, thotë Zoti i ushtrive’, ‘në se unë nuk do t’i hap pragjet e qiellit dhe nuk do të derdh mbi ju aq shumë bekim, sa nuk do të keni vend të mjaftueshëm ku ta shtini’” (Malakia 3:10–12).
Cilat janë gjërat më domethënëse që mësova sot?
Çfarë do të bëj si rezultat i asaj që mësova sot?