Përsiatni: Përse Ati Qiellor lejon që të përballemi me probleme dhe sfida?
Shihni: “A Bigger Truck?” [“Një Kamion më i Madh?”] në dispozicion te srs.lds.org/videos . (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 73 .)
Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.
Plaku Dallin H. Ouks : Dy burra formuan një ortakëri. Ata ndërtuan një depo të vogël anës një rruge të rrahur. Ata siguruan një kamion dhe shkuan me të në fushën e një fermeri, ku blenë një ngarkesë të plotë me shalqinj me një dollar copa. Ata e çuan kamionin e ngarkuar në depon e tyre, ku i shitën shalqinjtë me një dollar copa. Ata shkuan përsëri te fusha e fermerit dhe blenë një ngarkesë tjetër të plotë me shalqinj me një dollar copa. Duke i çuar anës rrugës, ata e shitën sërish një shalqi me një dollar. Duke u kthyer drejt fushës së fermerit për të marrë një ngarkesë tjetër, njëri nga ortakët i tha tjetrit: “Ne nuk po bëjmë shumë para me këtë biznes, apo jo?” “Jo, nuk po bëjmë”, u përgjigj ortaku i tij. “A mendon se na duhet një kamion më i madh?”
(“Focus and Priorities”, Ensign , maj 2001, f. 82)
Kthehuni te faqja 72 .
Diskutoni: Cili është problemi i vërtetë në këtë histori? Cilat janë disa nga mundësitë për të dy burrat?
Lexoni: Doktrina e Besëlidhjet 9:7–9 dhe citimin nga Plaku Robert D. Hejls (në të djathtë)
“Vër re, ti nuk ke kuptuar; ke menduar se do të ta jap atë, kur ti nuk e more mundimin as për të më pyetur.
Por, vër re, unë të them se ti duhet ta studiosh atë tërësisht në mendjen tënde; më pas ti duhet të më pyesësh nëse është e drejtë dhe nëse është e drejtë, unë do të bëj që kraharori yt do të digjet përbrenda; si rrjedhim, do ta ndiesh që është e drejtë.
Por nëse nuk është e drejtë, ti nuk do të kesh ndjenja të tilla, por do të kesh një mpirje të mendimit që do të të bëjë ta harrosh gjënë që është e gabuar.”
Doktrina e Besëlidhje 9:7–9
“Zoti pret nga ne që të ndihmojmë për zgjidhjen e vetë problemeve tona. … Ne jemi qenie njerëzore që mendojmë e arsyetojmë. Ne kemi zotësinë t’i dallojmë nevojat tona, të planifikojmë, të vendosim synime dhe t’i zgjidhim problemet tona.”
Robert D. Hales , “Every Good Gift”, New Era , gusht 1983, f. 8, 9
Hapi 1 : Zgjidhni një partner dhe lexojini hapat më poshtë.
Hapi 2 : Zgjidhni një problem që po hasni dhe shkruajeni poshtë.
Krijo një Shënim
Hapi 3 : Zbatoni çdo hap për problemin tuaj.
Përcaktoni:
Mundësitë e studimit:
Krijo një Shënim
Vendosni dhe veproni:
Krijo një Shënim
Lexoni:1 Nefi 17:51 dhe 1 Nefi 18:2–3 (në të djathtë)
“Dhe tani, në qoftë se Zoti ka fuqi kaq të madhe dhe ka bërë kaq shumë mrekulli mes fëmijëve të njerëzve, si është e mundur që ai nuk mund të më udhëzojë që unë të ndërtoj një anije?”
“Tani, unë, Nefi, nuk i punova trarët sipas mënyrës që mësohej nga njerëzit, as nuk e ndërtova anijen sipas mënyrës së njerëzve; por e ndërtova atë sipas mënyrës që Zoti më tregoi; prandaj ajo nuk ishte sipas mënyrës së njerëzve.
Dhe unë, Nefi, shkova në mal shpesh dhe iu luta Zotit shpesh; prandaj Zoti më tregoi gjëra të mëdha.”
Diskutoni: Në ç’mënyrë qe në gjendje Nefi ta ndërtonte një anije?
Zotohuni: Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.
Veproni sipas hapave që diskutuat te veprimtaria me qëllim që të filloni ta zgjidhni problemin tuaj. Mbani mend, mos hiqni dorë! Duhet kohë për t’i zgjidhur problemet e për të bërë ndryshime.
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth zgjidhjes së problemeve.