Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

skema e shtëpisëDiskutimi i Sotëm:

1 PaguajIni Të Dhjetën dhe Ofertat

grafika e hartës së suksesit për financat

Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare

Diskutoni:Si mendoni, përse “paguani të dhjetën dhe ofertat” është shkalla e parë në Hartën e Suksesit për Kujdestarinë Financiare?

Lexoni:Anëtarët e Kishës janë këshilluar që të paguajnë të dhjetën dhe ofertat e tyre përpara se të paguajnë shpenzime të tjera, madje gjërat e nevojshme. Plaku Dallin H. Ouks dha mësim: “Pagesa e së dhjetës është një provë përparësish” (“Tithing”, Ensign, maj 1994, f. 35). Ndërsa ia tregoni Perëndisë përparësitë tuaja, ju do të hapni mundësi të mëdha për Të që t’ju bekojë. Shkrimet e shenjta shpesh theksojnë që gjërat duhen bërë me rregull. (Për shembull, shih 1 Korintasve 14:40, Mosia 4:27, dhe Doktrina e Besëlidhje 93:43.)

Presidenti Hiber J. Grant dha mësim: “Burrat dhe gratë që kanë qenë plotësisht të ndershëm me Perëndinë, që e kanë paguar të dhjetën e tyre, … Perëndia u ka dhënë atyre diturinë kur kanë mundur të përdorin pjesën e mbetur nga nëntë e dhjeta dhe ka qenë një shumë e madhe për ta dhe ata kanë përmbushur me të shumë më tepër [nevoja] sesa po të mos kishin qenë të ndershëm me Zotin” (në Conference Report, prill 1912, f. 30).

Diskutoni:Si mendoni që ju ndihmon pagimi i së dhjetës së pari, për ta përdorur më mirë pjesën e mbetur nga nëntë e dhjeta e parave që keni?

1. Ndryshojeni Qasjen Tuaj ndaj Administrimit të Parave

Lexoni:Në mënyrë që të paguani të dhjetën dhe ofertat së pari, mund të jetë e nevojshme të ndryshoni qasjen tuaj të përgjithshme ndaj administrimit të parave. Kujdesi ndaj shpenzimeve aktuale jetësore shpesh mund ta rëndojnë aftësinë tonë që të kursejmë për të ardhmen dhe që të krijojmë siguri financiare. Shumë njerëz e ndjekin këtë qasje për kujdestarinë financiare: ata paguajnë për nevoja të përditshme së pari, si ushqimi, strehimi, transporti dhe kujdesi mjekësor, ndërkohë që synojnë të kursejnë para dhe të paguajnë të dhjetën me atë që mbetet. Kjo metodë është e ilustruar në skemën vijuese.

grafika e qasjes së zakonshme

Lexoni:Ndërkohë që kjo praktikë mund të jetë shumë e zakonshme, ka një qasje më të mirë për kujdestarinë financiare: Kur ju merrni të ardhura, së pari paguani të dhjetën dhe më pas vini para mënjanë për veten tuaj në të ardhmen – edhe nëse shuma është mjaft e pakët. Më pas përdoreni atë që ka mbetur (pjesën më të madhe të të ardhurave tuaja) për të paguar shpenzimet tuaja të jetesës. Kjo metodë është e ilustruar në skemën vijuese.

grafika e qasjes së mbështetjes te vetja

Diskutoni:Cilat janë disa ndryshime ndërmjet këtyre dy qasjeve? Përse kaq shumë njerëz përfundojnë duke ndjekur qasjen e zakonshme për kujdestarinë financiare?

Lexoni:Ne do të përdorim ilustrimin më poshtë me një kavanoz, disa gurë dhe rërë për të treguar se sa gjë e mençur është vënia e parave mënjanë për Zotin së pari dhe për veten tonë në të ardhmen (shih Stephen R. Covey, A. Roger Merrill, dhe Rebecca R. Merrill, First Things First: To Live, to Love, to Learn, to Leave a Legacy [1994], f. 88–89).

Kavanozi përfaqëson të ardhurat tona: një burim me madhësi të kufizuar. Secili nga ne ka kavanoz me madhësi të ndryshme, por parimi që diskutohet këtu është i njëjti për cilindo. Gurët dhe rëra, kur vendosen në kavanoz përfaqësojnë mënyrat se si ne mund t’i përdorim paratë tona. Në këtë shembull, gurët e mëdhenj dhe të vegjël përfaqësojnë përparësitë tona afatgjate – vënien e parave mënjanë për Zotin dhe për veten në të ardhmen – dhe rëra përfaqëson nevojat dhe dëshirat tona aktuale.

Le t’i vendosim në kavanoz artikujt duke përdorur qasjen e zakonshme për kujdestarinë financiare.

kavanozat sipas qasjes së zakonshme

Lexoni:Vëreni se kur hidhni rërën së pari, nuk ka vend mjaftueshëm për të nxënë të gjithë gurët.

Tani le t’i vendosim artikujt në kavanoz duke përdorur qasjen e mbështetjes te vetja për kujdestarinë financiare.

kavanozat sipas qasjes së mbështetjes te vetja

Lexoni:Vëreni se kur vendosni gurët së pari, ka ende vend për të gjithë rërën.

Diskutoni:Si lidhet ky shembull i kavanozit me pagimin e së dhjetës dhe kursimin e parave? Përse të gjithë artikujt zunë vend në kavanoz herën e dytë? Në ç’mënyrë është vënia e gurëve në kavanoz së pari, një shembull që tregon besim?

Lexoni:Gjatë këtij kursi ju do të mësoni vazhdimisht se si të ndiqni më shumë qasjen e mbështetjes te vetja për kujdestarinë financiare. Ndonëse ndjekja e kësaj qasje të mbështetjes te vetja mund të mos jetë e rehatshme në fillim, ajo do t’ju ndihmojë të përgatiteni më mirë për të ardhmen. Është e natyrshme të shqetësoheni që mund të mos keni para të mjaftueshme për nevojat tuaja aktuale nëse e paguani të dhjetën dhe vini para mënjanë për kursime së pari. Ajo është një provë besimi. Një peshkop i mençur dikur i tha një të sapokthyeri në besim që ishte në siklet: “Nëse pagimi i së dhjetës nënkupton që ti nuk mund të paguash për ujë ose energji elektrike, paguaje të dhjetën. Nëse pagimi i së dhjetës nënkupton që ti nuk mund ta paguash qiranë, paguaje të dhjetën. Nëse pagimi i së dhjetës nënkupton se nuk ke para të mjaftueshme për ta ushqyer familjen tënde, paguaje të dhjetën. Zoti nuk do të të braktisë” (në Aaron L. West, “Sacred Transformations”, Ensign, dhjetor 2012, f. 38).

Ndërsa keni mbajtur kontrollin për shpenzimet tuaja, me shumë mundësi keni marrë edhe të ardhura gjithashtu.Shqyrtoni se si i administroni aktualisht paratë tuaja dhe si mund të përmirësoheni për pagimin e së dhjetës, dhe për veten tuaj në të ardhmen së pari. Një nga zotimet tuaja të kësaj jave do të jetë t’i zbatoni këto parime dhe të vazhdoni t’i kontrolloni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja këtë javë.

Ndërsa po të zgjidhni qasjen e mbështetjes te vetja për kujdestarinë financiare, kërkon të ushtroni besim në Jezu Krisht, ajo kërkon edhe zbatimin e aftësive të duhura financiare. Javën tjetër, ju do të filloni të përvetësoni aftësinë se si ta përdorni siç duhet një buxhet, i cili do t’ju ndihmojë ta kini nën kontroll shpenzimin dhe t’i përdorni paratë për të paguar të gjitha shpenzimet tuaja.

Diskutoni:Si mund ta ndryshojë jetën tuaj pagimi i së dhjetës dhe kursimi i parave së pari?

2. Paguajeni Të Dhjetën dhe Ofertat

Lexoni:“Ligji i së dhjetës është i thjeshtë”, dha mësim Presidenti Xhejms E. Faust i Presidencës së Parë. “Ne paguajmë një të dhjetën e rritjes sonë individuale çdo vit. Rritje është interpretuar nga Presidenca e Parë me nënkuptimin të ardhurat. Çfarë shume nga 10 përqindëshi i të ardhurave tona individuale na ndan ne me Krijuesin tonë. … Si një i sapokthyer në besim në Kore njëherë thashë: ‘Me të dhjetën nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër. … Nëse fitoni shumë para, ju paguani 10 përqind. Nëse fitoni pak para, ju prapëseprapë paguani 10 përqind’” (“Opening the Windows of Heaven”, Ensign, nëntor 1998, f. 59).

Shihni:“Widow of Zarephath [Vejusha e Sareptas]”, në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 49.)

Diskutoni:Përse vejusha e Sareptas ia dha vaktin e saj të fundit profetit Elija? A mund të kishit vepruar kështu? Përse po ose përse jo?

Lexoni:Ligji i së dhjetës ka ekzistuar që në kohët e Dhiatës së Vjetër. Te Malakia ne lexojmë se, nëse e paguajmë të dhjetën tonë, Zoti do të na i hapë “pragjet e qiellit” (shih Malakia 3:10).

Plaku Dejvid A. Bednar dha mësim: “Shëmbëlltyra e ‘pragjeve’ të qiellit, e përdorur nga Malakia, është shumë udhëzuese. Dritaret lejojnë dritë natyrale që të futet në ndërtesë. Në mënyrë të ngjashme, ndriçim dhe perspektivë shpirtërore derdhen përmes pragjeve të qiellit dhe në jetën tonë, kur ne e nderojmë ligjin e së dhjetës. … Ne mund të kemi nevojë dhe mund të lutemi për ndihmë që të gjejmë punësim të përshtatshëm. … Dhurat[a] shpirtërore [e] dallimit të shtuar, … mund të na fuqizojë për të përcaktuar mundësi punësimi që shumë njerëz të tjerë mund të mos i vënë re. … Ne, në mënyrën e duhur, mund të dëshirojmë dhe punojmë për të marrë një rritje rroge në punësimin tonë për t’i siguruar më mirë domosdoshmëritë e jetës. … [Ose në disa raste] ne mund të dëshirojmë dhe presim një rrogë më të madhe, por bekimi që na vjen përmes pragjeve qiellore, mund të jetë aftësi më e madhe për të vepruar dhe për t’i ndryshuar vetë rrethanat tona, në vend që të presim që rrethanat tona të ndryshohen nga dikush ose diçka tjetër” (“Pragjet e Qiellit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 18).

Diskutoni:Në çfarë mënyrash ju ka udhërrëfyer ndriçimi shpirtëror (ose frymëzimi vetjak) për t’i ndryshuar vetë rrethanat tuaja?

Ligji i Agjërimit

Lexoni:“Një respektim me vend i ditës së agjërimit, zakonisht përfshin heqjen dorë nga ushqimi dhe pijet për dy vakte të njëpasnjëshme në një periudhë 24-orëshe, duke marrë pjesë në mbledhjen e agjërimit e të dëshmive dhe duke dhënë një ofertë bujare agjërimi për të ndihmuar ata në nevojë” (Handbook 2 [Manuali 2] [2010] 21.1.17).

Ofertat e agjërimit janë përdorur për t’i ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët dhe ata në nevojë. Dhënia e një oferte bujare agjërimi do ta rritë gjithashtu aftësinë tonë vetjake për të qenë të mbështetur te vetja.

Plaku Xhefri R. Holland dha mësim: “Ju jap dëshmi të mrekullive, si shpirtërore ashtu edhe materiale, që u vijnë atyre që e jetojnë ligjin e agjërimit.… Gëzojeni atë privilegj të shenjtë të paktën çdo muaj dhe jini aq zemërgjerë sa e lejojnë rrethanat në ofertën tuaj të agjërimit dhe në dhurimet e tjera humanitare, arsimore dhe misionare. Ju premtoj se Perëndia do të jetë zemërgjerë me ju dhe ata që gjejnë ndihmë nga dora juaj, do ta quajnë emrin tuaj të bekuar përherë” (“A Nuk Jemi Ne të Gjithë Lypësa?” Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 41–42).

Diskutoni:Çfarë mund të bëni për ta përmirësuar agjërimin tuaj?

Diskutoni për të Dhjetën dhe Ofertat në Këshillin Tuaj Familjar

Lexoni:Gjatë këshillit tuaj familjar këtë javë, diskutoni për dobinë që ka pagimi i së dhjetës dhe vënia e disa parave mënjanë për kursime sapo t’i merrni të ardhurat tuaja. Vendosni me bashkëshorten/in tuaj se si ta përmirësoni agjërimin tuaj.

Ju mund të doni të përdorni përvijimin më poshtë “Model Diskutimi Në Këshillin Familjar”.

Model Diskutimi Në Këshillin Familjar

Sigurohuni që të filloni dhe të mbaroni me një lutje për ta ftuar Shpirtin.

Pjesa 1: Shqyrtoni

  • A po paguani një të dhjetë të plotë dhe të ndershme?

  • A po jepni një ofertë bujare agjërimi?

  • Si po ecni me kontrollimin e të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja (shih kapitullin 1)?

Pjesa 2: Planifikoni

  • Çfarë mund të bëni për të paguar një të dhjetë të plotë dhe të ndershme?

  • Çfarë konsideroni ju një ofertë bujare agjërimi?

  • Si mund ta përmirësoni agjërimin tuaj?

  • Si mund ta përshtatni qasjen e mbështetjes te vetja për kujdestarinë financiare (shih faqet 39–40)?

Diskutoni:Çfarë mund të bëjmë për ta përmirësuar përvojën në grupin tonë?