Përsiatni: Cilat janë disa nga gjërat që kanë më shumë rëndësi për ju?
Shihni: “Doing What Matters Most” [“Bërja e Asaj që Ka më Shumë Rëndësi”], në dispozicion te srs.lds.org/videos . (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 201 .)
Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.
Tregimtari : Një avion u rrëzua në Florida në një natë të errët dhjetori. U vranë mbi 100 njerëz. Ai ishte 32 kilometra larg zonës së sigurisë.
Presidenti Diter F. Uhtdorf : Pas aksidentit, hetuesit u përpoqën të përcaktonin shkakun. Rrota e përparme në fakt ishte shtrirë siç duhej. Aeroplani ishte në kushte mekanike të përkryera. Çdo gjë funksiononte siç duhej – gjithçka përveç një gjëje: një llambe të vetme drite e djegur. Llamba e vogël – me vlerë rreth 20 cent – nisi zinxhirin e ngjarjeve që së fundi çoi në vdekjen tragjike të më tepër se 100 vetëve.
Sigurisht, llamba e dritës që nuk ndizej, nuk e shkaktoi aksidentin; ai ndodhi sepse ekuipazhi u përqendrua tek diçka që dukej se kishte rëndësi në atë çast, duke harruar atë që kishte rëndësinë më të madhe.
Prirja për t’u përqendruar te gjërat e parëndësishme në kurriz të atyre të thellave u ndodh jo vetëm pilotëve por gjithkujt. Të gjithë jemi në rrezik. … A jepen mendimet dhe zemrat tuaja pas atyre gjërave jetëshkurtra, fluturake që kanë rëndësi vetëm për çastin, apopas gjërave që kanë më shumë rëndësi?
(“Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Ensign ose Liahona , maj 2009, f. 59, 60)
Kthehuni te faqja 200 .
Diskutoni: Çfarë gjërash të parëndësishme po na pengojnë të përparojmë? Si mund të na ndihmojnë ordinancat e ungjillit?
Lexoni: Doktrina e Besëlidhjet 84:20 dhe citimin nga Presidenti Bojd K. Paker (në të djathtë)
“Si rrjedhim, në ordinancat e saj, fuqia e perëndishmërisë manifestohet.”
Doktrina e Besëlidhje 84:20
“Zoti do të na bekojë ndërsa marrim pjesë në punën e ordinancave të shenjta të tempujve. Bekimet e atjeshme nuk do të kufizohen te shërbimi ynë në tempull. Ne do të bekohemi në të gjitha punët tona. Ne do të kemi të drejtën e ndikimit të Zotit në interesin tonë edhe në çështjet tona shpirtërore ashtu edhe në ato materiale.”
Boyd K. Packer , The Holy Temple (1980), f. 182
Diskutoni: Ndërsa kërkojmë mbështetje te vetja, pse është e rëndësishme të jemi të denjë për në tempull?
Hapi 1 : Me një partner, lexojeni citimin nga Plaku Kuentin L. Kuk (në të djathtë) dhe shkrimet e shenjta vijuese. Nënvizojini bekimet e premtuara për ata që adhurojnë në tempull.
“Ne do të bënim mirë ta studionim seksionin e 109-të të Doktrinës e Besëlidhjeve dhe ta ndiqnim paralajmërimin e Presidentit [Hauard W.] Hanter për ta ‘vendos[ur] tempullin e Zotit si simbolin e madhërishëm të anëtarësisë [sonë]’.”
Kuentin L. Kuk , “Shikojeni Veten Tuaj në Tempull”, Ensign ose Liahona , maj 2016, f. 99; duke cituar Mësime të Presidentëve të Kishës: Hauard W. Hanter (2015), f. 178–179
“Si rrjedhim, në ordinancat e saj, fuqia e perëndishmërisë manifestohet” (DeB 84:20 ).
“Dhe që ata të mund të rriten në ty e të marrin plotësi të Frymës së Shenjtë dhe të organizohen sipas ligjeve të tua e të përgatiten për të fituar çdo gjë të nevojshme” (DeB 109:15 ).
“Dhe kur njerëzit e tu të bëjnë shkelje, ndonjëri prej tyre, ata me të shpejtë të mund të pendohen e të kthehen tek ty dhe të gjejnë hir në sytë e tu e të rivendosen në bekimet që ti i ke shuguruar të derdhen mbi ata që do të të nderojnë ty në shtëpinë tënde” (DeB 109:21 ).
“Dhe ne të kërkojmë, Atë i Shenjtë, që shërbëtorët e tu të mund të largohen nga kjo shtëpi të armatosur me fuqinë tënde dhe që emri yt të mund të jetë mbi ta e lavdia jote të jetë përreth tyre dhe engjëjt e tu të ngarkohen me përgjegjësi për ta” (DeB 109:22 ).
“Ne të kërkojmë, Atë i Shenjtë, … që asnjë armë e formuar kundër tyre nuk do të përparojë” (DeB 109:24–25 ).
Hapi 2 : Përsiatni në mënyrë të pavarur: “Çfarë duhet të ndryshoj në jetën time që të marr pjesë në ordinancat e tempullit më shpesh?”
Krijo një Shënim
Zotohuni: Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim:
Nëse keni një rekomandim tempulli, vendosni një datë për të marrë pjesë në tempull.
Nëse nuk keni një rekomandim tempulli, takohuni me peshkopin tuaj ose presidentin e degës për të diskutuar mënyrën se si mund të përgatiteni për t’i marrë ordinancat tuaja të tempullit.
Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar rreth ordinancave të tempullit.