Burimet
Lloji i Investimit |
Përkufizimi |
E Pandryshueshme apo e Ndryshueshme |
---|---|---|
Llogari Kursimesh |
Një llogari depozitimi, zakonisht në një bankë ose institucion tjetër financiar, përgjithësisht me normë të ulët fitimi. Përdoruesit e llogarisë mund të bëjnë tërheqje dhe depozitime pa gjobë. |
E pandryshueshme |
Vërtetimi për Depozitimin (VD) |
Një llogari ku ju depozitoni një shumë specifike parash për një periudhë të caktuar kohore; nëse i tërhiqni paratë përpara se të mbarojë koha, mund t’ju mbahet një gjobë (të humbisni një pjesë të parave të investuara). Ndërkohë që paratë investohen, ato prodhojnë një normë të pandryshueshme e modeste fitimi. Kur koha e caktuar të ketë kaluar, ju do ta rimerrni investimin fillestar, bashkë me interesin e fituar. |
E pandryshueshme |
Bondi |
Një investim në borxh ku ju në thelb i huazoni paratë tuaja te një entitet ose organizatë për një periudhë të caktuar kohore me qëllim që të merrni një normë të pritshme fitimi. Kur koha e caktuar të ketë kaluar, ju do ta rimerrni investimin fillestar, bashkë me interesin e fituar. Bondet mund të mundësohen nga qeveritë dhe korporatat. Në varësi nga organizatat që i mundësojnë, bondet mund të konsiderohen me rrezik të ulët ose rrezik të lartë. |
E pandryshueshme |
Aksione |
Kjo përfaqëson një pjesë të zotërimit në një kompani, e shitur si aksion. Çdo aksion përfaqëson një pjesë të zotërimit, pra nëse një kompani ka nxjerrë 100 000 aksione dhe ju zotëroni një aksion, ju zotëroni 1 të 100 000-ën e asaj kompanie. Norma e fitimit varet nga rendimenti i kompanisë. |
I ndryshueshëm |
Fond i Ndërsjellë |
Këto janë krijuar në mënyrë tipike nga një grup me aksione dhe bonde të përziera. Fondi administrohet nga një profesionist. Fondet e ndërsjella sigurojnë një mënyrë të thjeshtë për të shumëfishuar investimet. Nëse fondi i ndërsjellë ka rezultate të mira, vlera e investimit tuaj rritet. Nëse ka rezultate të dobëta, vlera e investimit tuaj ulet. |
I ndryshueshëm |
Pasuri e Paluajtshme |
Një investim pronësie në pronën e paluajtshme, të tilla si shtëpitë, apartamentet ose dyqanet. Fitimet vijnë në formë të ardhurash, një shtim në vlerën e pronës ose të dyja. Humbjet mund të ndodhin gjithashtu për shumë arsye, duke përfshirë një rënie në vlerën e pronës ose qiramarrësit që nuk e paguajnë qiranë apo dëmtimet e pronës. |
I ndryshueshëm |
Pronësi Biznesi |
Ky investim përfaqëson pasjen e një pjese në zotërim, në pronësinë e një biznesi vetjak. Përfitimet varen nga rendimenti i biznesit. |
I ndryshueshëm |