Mbështetjate Vetja
Udhëzime të Fillimit – Koha Maksimale: 15 Minuta


Udhëzime të Fillimit – Koha Maksimale: 15 Minuta

Bëni një lutje hapje.

Paraqiteni veten. Secili nga ju të harxhojë një minutë për të treguar emrin e vet dhe diçka rreth vetes.

Mirë se Vini në Grupin Tonë për Mbështetjen te Vetja!

Lexoni:Ky grup do t’ju ndihmojë të mësoni rreth buxhetit, ta krijoni dhe ta përdorni atë. Ju do të filloni të mblidhni një fond për raste të ngutshme, të krijoni një plan për eliminimin e borxhit, të mësoni të kurseni për shpenzimet në të ardhmen dhe të planifikoni për pensionin. Më e rëndësishmja, ju do të mësoni më shumë rreth marrëdhënies suaj me Atin Qiellor dhe do të ftoheni t’i administroni paratë tuaja në mënyra që janë të kënaqshme për Të. Çdo mbledhje e grupit zgjat rreth dy orë.

Si Funksionon Kjo?

Lexoni:Grupet e mbështetjes te vetja funksionojnë si një këshill. Nuk ka mësues apo njeri të specializuar. Përkundrazi, ju ndiqni materialet siç janë shkruar. Me udhërrëfimin e Shpirtit, ju do ta ndihmoni njëri-tjetrin si vijon:

  • Kontribuoni njëtrajtësisht në diskutime dhe veprimtari. Askush, veçanërisht ndërmjetësi, nuk duhet të mbizotërojë gjatë bisedës.

  • Duajeni dhe përkraheni njëri-tjetrin. Tregoni interes, bëni pyetje dhe mësoni për njëri-tjetrin.

  • Jepni komente pozitive dhe të rëndësishme.

  • Bëni dhe mbajini zotimet.

Plaku M. Rasëll Ballard dha mësim: “Nuk ka problem në familje, lagje apo kunj që nuk mund të zgjidhet nëse kërkojmë zgjidhje sipas mënyrës së Zotit duke u këshilluar – duke u këshilluar vërtet – me njëri-tjetrin” (Counseling with Our Councils, bot. i rish. [2012], f. 4).

Shihni:“My Self-Reliance Group” [“Grupi Im për Mbështetjen te Vetja”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Kaloni te pjesa “Pa Mësues, Si Do ta Dimë Se Çfarë të Bëjmë?” në faqen 3.)

Diskutoni:Çfarë e bëri të suksesshëm grupin te materiali filmik? Çfarë do të bëjmë si grup për të pasur një përvojë që të ndryshon jetën?

Pa Mësues, Si Do ta Dimë Se Çfarë të Bëjmë?

Lexoni:Është e lehtë. Thjesht ndiqni materialet. Çdo kapitull në fletoren e punës ka gjashtë pjesë:

  • Raportoni: Diskutoni për përparimin që bëtë gjatë javës me zotimet tuaja.

  • Themeli: Shqyrtoni një parim të ungjillit që do t’ju udhëheqë te një mbështetje më e madhe shpirtërore te vetja.

  • Mësoni: Mësoni aftësi praktike që do t’ju udhëheqin te një mbështetje më e madhe materiale te vetja.

  • Përsiatni: Dëgjoni Frymën e Shenjtë që t’ju ofrojë frymëzim.

  • Zotohuni: Premtoni se do të veproni sipas zotimeve gjatë javës që do t’ju ndihmojnë të përparoni.

  • Veproni: Gjatë javës, ushtrojeni atë që mësuat.

Si të Përdoret Kjo Fletore Pune

Kur T’i Shihni Këto Nxitje, Ndiqini Këto Drejtime

Lexoni

Shihni

Diskutoni

Përsiatni

Veprimtaria

Një person e lexon me zë të lartë për të gjithë grupin.

I gjithë grupi sheh materialin filmik.

Pjesëtarët e grupit japin mendime për dy deri katër minuta.

Individët qetësisht shqyrtojnë, meditojnë dhe shkruajnë për dy deri në tre minuta.

Anëtarë të grupit punojnë në mënyrë të pavarur ose me të tjerë gjatë kohës së caktuar.

Certifikatë Përfundimi

Lexoni:Anëtarët e grupit që marrin pjesë në mbledhje dhe i mbajnë zotimet e tyre, mund të marrin një certifikatë nga Kolegji i Biznesit SHDM për mbështetjen te vetja. Shih faqen 208.