Përsiatni: Si t’i mbaj të drejtpeshuara kërkesat e përditshme të jetës?
Shihni: “Of Regrets and Resolutions” [“Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”], në dispozicion te srs.lds.org/videos . (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 55 .)
Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.
Presidenti Diter F. Uhtdorf : A nuk është e vërtetë që ne shpesh zihemi shumë me punë? Dhe, e trishtueshme për ta thënë, [por] ne madje e quajmë faktin që jemi të zënë simbol nderi, sikur të qenit i zënë, në vetvete, të qe një arritje ose shenjë e një jete të mrekullueshme.
A është kështu?
Mendoj për Zotin tonë dhe Shembullin e përsosur, Jezu Krishtin, dhe jetën e Tij të shkurtër midis njerëzve të Galilesë dhe Jerusalemit. Jam përpjekur ta përfytyroj Atë duke u ngutur nga një mbledhje te tjetra ose duke bërë shumë gjëra njëkohësisht për të përmbushur një listë me gjëra të ngutshme.
Nuk mund ta shoh Atë duke bërë këtë gjë.
Përkundrazi, shoh Birin e dhembshur e dashamirës të Perëndisë duke e jetuar çdo ditë me qëllim. Kur Ai bashkëveproi me njerëzit përreth Tij, ata u ndien të rëndësishëm dhe ndien që Ai i donte. Ai e njihte vlerën e pafundme të njerëzve që takoi. Ai i bekoi dhe iu shërbeu atyre. Ai i lartësoi dhe i shëroi ata. Ai iu dha atyre dhuratën e çmuar, kohën e Tij.
(Diter F. Uhtdorf, “Lidhur me Keqardhjet dhe Vendimet”, Ensign ose Liahona , nëntor 2012, f. 22)
Kthehuni te faqja 54 .
Diskutoni: Çfarë bëri Shpëtimtari për të arritur një jetë të drejtpeshuar?
Lexoni: Mosia 4:27 , 2 Nefi 9:51 , dhe citimet nga Plaku M. Rasëll Ballard (në të djathtë) dhe Presidenti Xhejms E. Faust (në faqen 55 )
“Shikoni, që të gjitha këto gjëra të jenë bërë në urtësi dhe rregull; pasi nuk është e nevojshme që një njeri duhet të vrapojë më shpejt sesa ai ka fuqi.”
“Mos shpenzoni para për atë që nuk ka vlerë, as punën tuaj për atë që nuk mund të japë kënaqësi.”
“Thjesht bëni më të mirën që mundeni çdo ditë. Bëni gjërat bazë dhe përpara se ta kuptoni, jeta juaj do të jetë plot me kuptueshmëri shpirtërore që do t’ju pohojë se Ati juaj Qiellor ju do. Kur një njeri e di këtë, atëherë jeta do të jetë plot me qëllim e kuptim, duke e bërë drejtpeshimin më të lehtë për t’u mbajtur.”
M. Russell Ballard , “Keeping Your Life in Balance”, Liahona , shtator 2012, f. 50
“Drejtpeshimi në masë të madhe do të thotë të kuptosh gjërat që mund të ndryshohen, duke i vënë ato në këndvështrimin e duhur dhe duke i kuptuar gjërat që nuk do të ndryshojnë.”
James E. Faust , “The Need for Balance in Our Lives”, Ensign , mars 2000, f. 5
Diskutoni: Çfarë gjërash mund të thjeshtohen ose të eliminohen nga jeta jonë, në mënyrë që të mund të përjetojmë më shumë gëzim?
Hapi 1 : Lexojini citimet nga Plaku Dallin H. Ouks (në faqen 55 ).
Hapi 2 : Në mënyrë të pavarur, mendoni rreth mënyrës se si e jetoni jetën çdo javë. Tani përfytyroni sikur jeni 25 vjeç dhe po jetoni ende në po të njëjtën mënyrë. Përfundojini dy thëniet më poshtë rreth jetës suaj:
Thjesht nuk shpenzova shumë kohë
Shpenzova shumë kohë
Hapi 3 : Për të shmangur keqardhjet në të ardhmen, shkruani një ose dy gjëra që mund të bëni për të sjellë më shumë drejtpeshim në jetën tuaj.
Zotohuni: Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë kur ta përfundoni secilin veprim:
“Shumë mbajtës të familjes shqetësohen se profesionet iu lënë shumë pak kohë për familjen e tyre. … Megjithatë, nuk kam njohur asnjë burrë që, të kujtonte jetën e tij në punë e të thoshte: ‘Nuk kam kaluar aq kohë sa duhej në punën time.’”
Dallin H. Ouks , “Mirë, Më Mirë, Më e Mira”, Ensign ose Liahona , nëntor 2007, f. 105
“Numri i gjërave të mira që mund të bëjmë e tejkalon shumë kohën në dispozicion për t’i kryer ato. Disa gjëra janë më të mira se vetëm mirë dhe këto janë gjërat që duhet të marrin vëmendje me përparësi në jetën tonë.”
Dallin H. Oaks , “Mirë, Më Mirë, Më e Mira”, Ensign ose Liahona , nëntor 2007, f. 104