Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta
-
Diskutoni:Përse mendoni se “buxheti” është një mur te Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare në vend që të jetë një shkallë?
-
Lexoni:Sot ne do të diskutojmë për një nga mjetet më jetësore për të krijuar siguri financiare dhe për t’u bërë të mbështetur te vetja: duke krijuar dhe duke përdorur me efektshmëri një buxhet. Një buxhet është një plan. Duke përdorur buxhetin, ju planifikoni se si do t’i përdorni paratë tuaja për një kohë të caktuar.
Ndjekja e një buxheti do t’ju ndihmojë juve dhe familjen tuaj të merrni nën kontroll jetën tuaj tokësore, ta zhvishni njeriun e natyrshëm (shih Mosia 3:19) dhe ta ftoni Shpirtin në shtëpinë tuaj. Plani financiar gjithashtu mund t’ju ndihmojë që ta mbroni familjen tuaj nga vështirësitë kur e përdorni që të vini para për të mbledhur një fond për raste të ngutshme, për të paguar borxhin dhe për të kursyer për shpenzimet në të ardhmen.
Krijimi dhe ndjekja e një buxheti është një vepër besimi. Ne nuk mund ta parashikojmë të ardhmen dhe kostot shpesh rriten papritmas. Është e rëndësishme të kujtojmë se një buxhet duhet të jetë i ndryshueshëm – i rregullueshëm dhe i përmirësuar vazhdimisht. Kur ta krijoni një buxhet këtë javë, kujtoni se do të duhet të shqyrtohet dhe të rishikohet vazhdimisht gjatë këshillit tuaj të rregullt familjar. Nëse e tejkaloni buxhetin, mos u dorëzoni! Mund të duhen disa muaj rregullime përpara se të keni një buxhet të efektshëm.
1. Mblidhni një Buxhet
-
Lexoni:Në veprimtaritë vijuese, ne do të ushtrojmë krijimin e një buxheti.
Tani për tani, ju do të përllogaritni shumat që kërkohen nga njerëzit në bazë të asaj që dini dhe asaj që keni mësuar nga kontrollimi i të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Një nga zotimet tuaja të kësaj jave do të jetë ta përsëritni këtë ushtrim me shifra të vërteta duke përdorur tabelën në fund të këtij kapitulli.
Për të mbledhur një buxhet, filloni me të ardhurat tuaja.
-
Lexoni:Hapi tjetër për të krijuar një buxhet është të klasifikoni dhe të përllogaritni shpenzimet tuaja. Ju keni mbajtur kontrollin për shpenzimet tuaja dhe i keni vendosur ato në kategoritë që krijuat në kapitullin 1. Tani ne do t’i ndajmë shpenzimet tona në dy lloje: “Të pandryshueshme” dhe “Të ndryshueshme”. Më poshtë janë disa shembuj.
Shpenzime të Pandryshueshme (P) |
Shpenzime të Ndryshueshme (N) |
---|---|
Kredia/qiraja |
Faturat për ujin, dritat |
Pagesa e makinës |
Artikujt ushqimorë |
Pagesa e sigurimeve |
Ngrënia në restorante |
E dhjeta |
Karburanti dhe transporti |
Fondi për raste të ngutshme |
Pajisje shtëpiake |
Fatura të tjera |
Zbavitja |
Shpenzime të Pandryshueshme
-
Lexoni:Shpenzimet e pandryshueshme janë për një shumë të përcaktuar dhe nuk ndryshojnë. Shumica e këtyre shpenzimeve do të jetë mujore, por mund të ketë disa shpenzime që mund të jenë më të shpeshta ose më të rralla. Shpenzimet e pandryshueshme nuk mund të kontrollohen drejtpërdrejt nga zakonet për shpenzimet, përkundrazi, shpenzimet e pandryshueshme kontrollohen duke e vlerësuar situatën tuaj dhe duke bërë ndryshime. Një mënyrë e mirë për të përcaktuar shpenzimet e pandryshueshme është të pyesësh: “A ndodh rregullisht ky shpenzim dhe a është shuma e këtij shpenzimi e njëjtë çdo herë?” Shembuj të zakonshëm përfshijnë një kredi, qiranë, pagesën e makinës dhe shpenzime specifike si faturat e internetit, abonimit për programe televizive ose të telefonit celular.
Ka edhe shpenzime të pandryshueshme që nuk janë domosdoshmërisht mujore; ndonjëherë shpenzimet ndodhin në mënyrë vjetore, gjashtë mujore ose tremujore. Për shembull, nëse paguani sigurimin e makinës çdo 6 muaj ose sigurimin për jetën çdo 12 muaj, ky është një shpenzim i pandryshueshëm. Për ta kthyer këtë shpenzim të pandryshueshëm që t’i përshtatet buxhetit tuaj, ndajeni shumën që paguani sipas numrit të pagesave për çdo muaj. Ndonëse mund të mos e paguani këtë faturë çdo muaj, ju do të vini mënjanë pjesën e nevojshme çdo muaj, në mënyrë që të mund ta paguani faturën kur ta ketë afatin.
Shpenzimet e Ndryshueshme
-
Lexoni:Shpenzimet e ndryshueshme nuk kanë të njëjtën shumë çdo muaj. Ka disa shpenzime të ndryshueshme që nuk kontrollohen direkt nga zakonet tuaja për shpenzimet. Për shembull, shpenzimet si faturat për shërbimet komunale (ujin, gazin, energjinë elektrike e më tej) luhaten në varësi të përdorimit. Sidoqoftë, edhe pse shuma mujore mund të ndryshojë, ju prapëseprapë mund të mbani buxhet për këto.
Kur vjen puna për planin financiar, shpenzimet e ndryshueshme më të rëndësishme janë ato mbi të cilat keni kontrollin më të madh. Këto kontrollohen drejtpërdrejt nga zakonet tuaja për shpenzimet. Një mënyrë e mirë për të përcaktuar shumicën e këtyre shpenzimeve është ta pyetni veten: “A ta blej këtë në dyqan (apo në internet)?” Për shumë shpenzime të ndryshueshme, ju mund ta bëni zgjedhjen për të shpenzuar më shumë ose më pak në këto fusha. Shembujt përfshijnë artikujt ushqimorë, karburantin, ngrënien në restorante, telefonat celularë dhe zbavitjen.
Veprimtaria Shembulli për Buxhetin (Duke Përdorur Vlerat e Përllogaritura)
Përshkrimi |
Lloji |
Të ardhurat |
Shpenzimet |
Bilanci |
---|---|---|---|---|
Të ardhurat |
(PZ) | |||
Bilanci |
Shembulli për Buxhetin
Përshkrimi |
Lloji |
Të ardhurat |
Shpenzimet |
Bilanci |
---|---|---|---|---|
Të ardhurat |
(PZ) |
1 000 | ||
|
P |
110 |
890 | |
|
P |
50 |
840 | |
|
P |
80 |
760 | |
|
P |
300 |
460 | |
|
N |
30 |
430 | |
|
N |
230 |
200 | |
|
N |
80 |
120 | |
|
N |
50 |
70 | |
|
N |
30 |
40 | |
|
N |
40 |
0 | |
Bilanci |
0 |
2. Drejtpeshojeni Buxhetin
-
Lexoni:Kur bëni një përmbledhje të buxhetit tuaj, ju mund të zbuloni se keni më shumë shpenzime sesa të ardhura. Nëse kjo është situata juaj, nuk jeni vetëm. Dhe ky është një problem që mund ta zgjidhni. Ka dy mënyra për ta zgjidhur këtë sfidë: Fitoni më shumë të ardhura ose shpenzoni më pak para. Tani për tani, le të diskutojmë se si ne mund ta përdorim buxhetin për të na ndihmuar që të shpenzojmë më pak duke mësuar se si të kontrollojmë se sa para shpenzojmë për dëshirat tona.
-
Shihni:“Continue in Patience” [“Vazhdoni me Durim”] në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 66.)
-
Diskutoni:Si bëheni ju hera-herës si këta fëmijë? Si cili fëmijë jeni?
Diskutoni për Planin Financiar në Këshillin Tuaj Familjar
-
Lexoni:Plaku Robert D. Hejls na mësoi: “Një … mënyrë e rëndësishme si i ndihmojmë fëmijët tanë të jenë kujdestarë të [matur] është duke hartuar një buxhet familjar. Ne duhet të shqyrtojmë rregullisht planin e të ardhurave, kursimeve dhe shpenzimeve të familjes tonë në mbledhje të këshillit familjar. Kjo do t’u mësojë fëmijëve tanë të njohin ndryshimin mes dëshirave e nevojave dhe që të planifikojnë paraprakisht [për] përdorim[in] kuptimplotë të burimeve familjare” (“Të Bëhemi Kujdestarë të Matur, Materialisht dhe Shpirtërisht”, Ensign ose Liahona, maj 2009, f. 10).
Gjatë këshillit tuaj familjar këtë javë, punoni së bashku me bashkëshortin/en tuaj për të krijuar buxhetin tuaj familjar. Nëse jeni beqarë ose nëse do të donit më shumë ndihmë, këshillohuni me një mik, prind, pjesëtar të familjes, këshillues ose anëtar të grupit. Ju mund të doni të përdorni përvijimin më poshtë “Model Diskutimi Në Këshillin Familjar”.