Mbështetjate Vetja
Burimet


Burimet

Vejusha e Sareptas

Vejusha e Sareptas, e cila ishte ndër më të varfrat e të varfërve, faktikisht ishte një njeri që mbështetej shumë te vetja në mes të skamjes, në një tokë të shkretë. Tani, juve mund t’ju vijë ndërmend se asaj po i mbaronte ushqimi dhe po mblidhte shkopinj për të ndezur një zjarr që të gatuante vaktin e fundit. Kjo duket krejt e kundërta me mbështetjen te vetja. Por rrënjët e saj shpirtërore të mbështetjes te vetja ishin aq të thella, saqë kur një profet i Perëndisë i kërkoi racionin e saj të fundit të ushqimit, “ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias” (1 Mbretërve 17:15). Shkrimet e shenjta na tregojnë se pasi ajo përdori grurin e saj të fundit për të ushqyer profetin, “ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua” (vargu 16), dhe “kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë familja e saj për një kohë të gjatë” (vargu 15). Asaj po i mbaronte ushqimi, por nuk ndodhi – jo ngaqë kishte para mjaftueshëm por ngaqë kishte besim mjaftueshëm. Ndërsa bëjmë më të mirën tonë për ta jetuar ungjillin dhe bëjmë gjithçka që mundemi për t’u mbështetur te vetja, Zoti do ta shpërblejë besimin dhe mundimin tonë.

Kthehuni te faqja 43.

Shënime