Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Merrni Përgjegjësi dhe Këmbëngulni


Themeli Im: Merrni Përgjegjësi dhe Këmbëngulni – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Përse Ati Qiellor dëshiron që unë të marr përgjegjësi vetjake për jetën time?

Shihni:“Sedrick’s Journey” [“Udhëtimi i Sedrikut”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 129.)

Udhëtimi i Sedrikut

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

foto nga Sedrick’s Journey [Udhëtimi i Sedrikut]

Sedriku:Unë quhem Sedrik Kambezabue. Jetoj në Republikën Demokratike të Kongos. Jam anëtar i Kishës SHDM.

Jam misionar dege në fshatin e Kipusangës. Duhet të përgatitem për të shkuar në një mision të huaj. Në mënyrë që të shkoj në një mision, më nevojitet një pasaportë, e cila tani kushton 250 dollarë amerikanë.

Për të fituar para, babai im dhe unë blejmë banane. Disa fshatra prodhojnë shumë banane: Tishabobo, Lusuku dhe Kamanda.

Tishabobo është rreth 14,5 kilometra larg prej këtu. Lusuku është 29 kilometra larg. Edhe Kamanda është 29 kilometra larg. Ne shkojmë atje dhe blejmë banane dhe i sjellim prapë këtu për t’i shitur.

Për të shkuar nëpër fshatra ne përdorim një biçikletë. Ne mund të marrim katër ose gjashtë tufa banane.

Kur shkoj me biçikletë çdo rrugë shkon një orë e gjysmë, nëse biçikleta punon dhe unë kam fuqi. Kur është mesditë dhe i nxehti është zhuritës, lëviz ngadalë për shkak të të nxehtit dhe diellit.

Mund të bëj dy udhëtime në ditë nëse zgjohem shumë herët në mëngjes. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndihmuar për pagimin e pasaportës sime.

Tani po fitoj para, pak e nga pak, ndaj po ruaj edhe për shpenzimet e shkollës edhe të misionit. Dhe tani, pas katër vitesh punë, kam mjaftueshëm para për pasaportën time, plus 70 dollarë të ruajtur.

Kthehuni te faqja 128.

Diskutoni:Si të mësojmë që të vazhdojmë pa u ndalur edhe kur puna është e vështirë?

Lexoni:Doktrina e Besëlidhjet 42:42 dhe citimin nga Presidenti Xhejms E. Faust (në të djathtë)

Diskutoni:Lexojeni citimin nga Plaku D. Tod Kristoferson (në faqen 129). Përse Zoti pret nga ne që të punojmë për atë që marrim?

Përsiatni:Lexojeni citimin nga Presidenti Tomas S. Monson (në të djathtë). Si reagoj unë kur përjetoj dështim?

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Zgjidhni diçka që është e vështirë ose e parehatshme dhe përfundojeni detyrën. Shkruajeni më poshtë.

  • Tregojani familjes dhe miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth punës dhe këmbënguljes.