Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku


Themeli Im: Bëhuni Një, Shërbeni së Bashku – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Si më shpëton mua në të vërtetë humbja e vetvetes në shërbimin ndaj të tjerëve?

Shihni:“In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 183.)

Në Mënyrën e Zotit

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.

Pamja
foto nga “In the Lord’s Way” [“Në Mënyrën e Zotit”]

Presidenti Henri B. Ajring: Parimet në themelin e programit të Kishës për mirëqenien janë jo vetëm për një kohë apo një vend. Ato janë për të gjitha kohët e për të gjitha vendet. …

… Mënyra se si duhet bërë ajo, është e qartë. Ata që kanë grumbulluar më shumë, duhet ta përulin veten për t’i ndihmuar njerëzit nevojtarë. Ata që kanë bollëk, duhet të sakrifikojnë vullnetarisht një pjesë të rehatisë, kohës, aftësive dhe burimeve të tyre për të lehtësuar vuajtjen e njerëzve nevojtarë. Dhe ndihma duhet dhënë në një mënyrë që e rrit fuqinë e marrësve për t’u kujdesur për veten e tyre e më pas të kujdesen për të tjerët. Nëse bëhet kështu, në mënyrën e Zotit, diçka mbresëlënëse mund të ndodhë. Edhe dhënësi, edhe marrësi bekohet.

(Përshtatur nga një fjalim i dhënë nga Presidenti Ajring në përkushtimin e Qendrës së Shërbimeve për Mirëqenien në Shugërhauz të Jutas, qershor 2011, LDS.org)

Presidenti Diter F. Uhtdorf: Vëllezër e motra, secili prej nesh ka një përgjegjësi prej besëlidhjeve që të jetë i ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe të shërbejë ashtu siç bëri Shpëtimtari – për të ndihmuar, bekuar dhe ngritur moralisht ata që janë rreth nesh.

Shpesh, përgjigjja ndaj lutjes sonë nuk vjen kur jemi në gjunjë, por ndërsa jemi në këmbë, duke i shërbyer Zotit dhe duke u shërbyer atyre që janë rreth nesh. Veprimet vetëmohuese të shërbimit dhe përkushtimit kullojnë shpirtrat tanë, i heqin luspat nga sytë tanë shpirtërorë dhe hapin pragjet e qiellit. Duke u bërë përgjigjja për lutjen e një tjetri, ne shpesh gjejmë përgjigjen për lutjen tonë.

(“Duke Pritur në Rrugën për Damask”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 76)

Kthehuni te faqja 182.

Diskutoni:Si mund t’i hapë pragjet e qiellit në jetën tuaj shërbimi ndaj të tjerëve?

Lexoni:Disa njerëz mendojnë se ata e meritojnë atë që të tjerët e kanë tashmë, gjë e cila mund të shkaktojë pakënaqësi. Të tjerë mendojnë se kanë të drejtën për të pasur gjëra që nuk i kanë fituar. Këto dy kurthe i verbojnë njerëzit që të shohin një të vërtetë thelbësore: të gjitha gjërat i përkasin Perëndisë. Mëria dhe e drejta për ta pasur diçka mund të mposhten duke u përqendruar te nevojat e të tjerëve. Lexoni te Mosia 2:17, Mosia 4:26 dhe citimin nga Presidenti Gordon B. Hinkli (në të djathtë).

Lexoni:Citimet nga Plaku Robert D. Hejls dhe Presidenti Tomas S. Monson (në të djathtë)

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim.

  • Veproni sipas planit që bëtë për t’i shërbyer dikujt.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth shërbimit.

Shtyp në Letër