Vazhdoni në Shtegun Tuaj drejt Mbështetjes te Vetja
-
Lexoni:Përgëzime! Gjatë 12 javëve të kaluara, ju keni krijuar zakone të reja dhe jeni bërë më i/e mbështetur te vetja. Zoti do që ju të vazhdoni të ndërtoni mbi këto aftësi dhe të zhvilloni aftësi të reja. Ndërsa lutemi dhe mbajmë vesh, Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dimë se cilat gjëra në jetën tonë duhet të≈përmirësojmë.
-
Diskutoni:Çfarë mund të bëjmë që të vazhdojmë përgjatë shtegut tonë drejt mbështetjes te vetja? Si mund të vazhdojmë ta ndihmojmë njëri‑tjetrin?
-
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë 12 javëve të ardhshme. Shenjojeni kutinë përzgjedhëse kur ta përfundoni secilin veprim:
-
Shqyrtojini dhe vazhdoni t’i jetoni të 12 parimet dhe zakonet për mbështetjen te vetja te Themeli Im.
-
Tregojuani të tjerëve atë që keni mësuar rreth mbështetjes te vetja. Vazhdoni t’i ndihmoni anëtarët e grupit tuaj ose propozoni të ndërmjetësoni për një grup të ri të mbështetjes te vetja.
-
Ndërtoni mbi aftësitë tuaja duke marrë pjesë në një grup tjetër të mbështetjes te vetja.
-
Studiojini parimet doktrinore të mbështetjes te vetja më poshtë.
-
Parimet Doktrinore të Mbështetjes te Vetja | ||
---|---|---|
Mbështetja te Vetja Është një Urdhërim |
Qëllimi i Zotit Është që të Sigurojë për Shenjtorët e Tij dhe Ai e Ka të Gjithë Pushtetin për ta Bërë Këtë |
Materialja dhe Shpirtërorja Janë Një |
Doktrina e Besëlidhje 104:15; Gjoni 10:10; Mateu 28:18; Kolosianëve 2:6–10 |