Mbështetjate Vetja
Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta


Mësoni – Koha Maksimale: 45 Minuta

Diskutimi i Sotëm:

5 Vazhdoni t’u Jepni të Tjerëve dhe t’i Bekoni Ata

Pamja
grafika e shtëpisë

Harta e Suksesit për Kujdestarinë Financiare

1. Tregojani Familjes dhe Miqve Tuaj Parimet e Mbështetjes te Vetja

Tregojuani të tjerëve Parimet e Mbështetjes Shpirtërore te Vetja

Lexoni:Kur bëhemi të mbështetur te vetja shpirtërisht, është detyra jonë t’i ndihmojmë të tjerët të bëhen gjithashtu të mbështetur te vetja shpirtërisht. Te Doktrina e Besëlidhje ne lexojmë: “Dhe nëse ndonjë mes jush është i fortë në Shpirt, le të marrë me vete atë që është i dobët, që ai të lartësohet në zemërbutësi, që ai të mund të forcohet gjithashtu” (DeB 84:106). Në po atë mënyrë, te Dhiata e Re, Pjetri shkruan: “Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë” (1 Pjetër 4:10).

Diskutoni:Si zbatohen këto shkrime të shenjta për ju? Si jua kanë bekuar jetën parimet e mbështetjes te vetja te Themeli Im? Çfarë do të thotë të jesh i/e mbështetur te vetja shpirtërisht?

Tregojuani të tjerëve Parimet e Mbështetjes Materiale te Vetja

Lexoni:Kur bëhemi të mbështetur te vetja materialisht, është detyra jonë t’i ndihmojmë të tjerët të bëhen gjithashtu të mbështetur te vetja materialisht. Një nga mënyrat më të mira se si t’i ndihmojmë të tjerët të bëhen të mbështetur te vetja, është të shërbesh dhe t’u japësh të tjerëve. Presidenti Marion G. Romni dha mësim: “Ka një varësi të ndërsjellë ndërmjet atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë. Procesi i dhënies i lartëson të varfrit dhe i përul të pasurit. Në proces që të dy grupet shenjtërohen. Të varfrit, të çliruar nga skllavëria dhe kufizimet e varfërisë, aftësohen si njerëz të lirë për t’u ngritur në potencialin e tyre të plotë, si materialisht ashtu edhe shpirtërisht. [Ata që kanë më shumë], duke ofruar nga pasuria e tyre shtesë, bëhen pjesëmarrës në parimin e përjetshëm të dhënies. Sapo një person është plotësuar ose është bërë i mbështetur te vetja, ai zgjatet për të ndihmuar të tjerë dhe cikli përsëritet” (“The Celestial Nature of Self-Reliance”, Ensign, nëntor 1982, f. 93).

Diskutoni:Si zbatohet tek ju ky citim? Kush janë të varfrit? Si mund t’i ndihmoni të varfrit apo nevojtarët, në jetën tuaj?

Përsiatni:Harxhoni një minutë kohë për të përsiatur pyetjen vijuese: Cilin njoh që ka nevojë për Financa Vetjake për Mbështetjen te Vetja? Si do t’ua tregoj atyre? Hidhni në letër emrat dhe planet për t’i treguar më poshtë.

2. Shkoni Përpara me Besim

Lexoni:Përgëzime! Ju i keni përfunduar mbledhjet në grup në lidhje me Financat Vetjake për Mbështetjen te Vetja. Për ta vlerësuar përparimin tuaj, hidhni në letër se ku jeni dhe si planifikoni ta vazhdoni përparimin në tabelën më poshtë.

Diskutoni:Si jeni përmirësuar gjatë 12 javëve të fundit, për t’u bërë kujdestarë më të mençur dhe besnikë të financave tuaja?

Lexoni:Shumë nga gjërat që kemi diskutuar nuk mund të përfundohen brenda 12 javëve. Sidoqoftë, ju duhet t’i keni zhvilluar zakonet e nevojshme për ta vazhduar përparimin tuaj drejt kujdestarisë së suksesshme financiare. Vazhdoni të zhvilloni rregullisht këshilla familjarë. Vazhdoni t’i lexoni kapitujt në këtë fletore pune. Dhe vazhdoni të punoni për përparësitë tuaja financiare. Zotohuni të ndiqni “Hapat e Tjerë” që hodhët në letër në kolonën e fundit të vlerësimeve në faqet e mëparshme.

Përsiatni:Harxhoni pesë minuta për të menduar rreth pyetjes vijuese dhe hidhni në letër mendimet tuaja më poshtë: Cilat janë gjërat më kuptimplote që kam mësuar gjatë 12 javëve të fundit?

Shtyp në Letër