Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.
Presidenti Tomas S. Monson : Çfarë premtimi i lavdishëm! “Ai që i mban urdhërimet e [Perëndisë], merr të vërtetë e dritë, derisa të përlëvdohet në të vërtetë dhe i di të gjitha gjërat” [DeB 93:28 ]. …
Vëllezërit dhe motrat e mia, prova e madhe e kësaj jete është bindja. “Dhe ne do t’i provojmë me këtë”, tha Zoti, “për të parë nëse ata do t’i bëjnë të gjitha gjërat që Zoti, Perëndia i tyre, do t’i urdhërojë” [Abraham 3:25 ].
Shpëtimtari shpalli: “Sepse të gjithë ata që dëshirojnë të kenë bekim nga dora ime, duhet t’i binden ligjit që u caktua për atë bekim dhe kushteve të tij, siç u ngritën që përpara krijimit të botës” [DeB 132:5 ].
Nuk ekziston shembull më i shkëlqyer për bindjen se ai i Shpëtimtarit tonë: Për të Pali vërejti:
“Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,
dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që i binden” [Hebrenjve 5:8–9 ].
Shpëtimtari tregoi dashuri të sinqertë për Perëndinë duke jetuar jetë të përsosur, duke e nderuar misionin e shenjtë që ishte i Tiji. Kurrë nuk ishte Ai arrogant. Kurrë nuk ishte Ai i fryrë me krenari. Kurrë nuk ishte Ai i pabesë. Gjithmonë ishte Ai i përulur. Gjithmonë ishte Ai i sinqertë. Gjithmonë ishte Ai i bindur. …
Kur u përball me agoninë e Gjetsemanit, kur Ai duroi dhembje të tillë që “djersa iu bë sikur të ishte pika të mëdha gjaku që binin në tokë” [Lluka 22:44 ], Ai dha shembullin e Birit të bindur duke thënë: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti” [Lluka 22:42 ].
Sikurse Shpëtimtari i udhëzoi Apostujt e Tij të hershëm, kështu ju udhëzon Ai ju dhe mua: “Ti ndiqmë” [Gjoni 21:22 ]. A jemi të gatshëm të bindemi?
Dituria që kërkojmë, përgjigjet për të cilat jemi të dëshiruar, dhe forca që dëshirojmë sot për të përballuar sfidat e një bote të ndërlikuar dhe në ndryshim, mund të jenë tonat kur u bindemi me gatishmëri urdhërimeve të Zotit. Po i citoj edhe një herë fjalët e Zotit: “Ai që i mban urdhërimet e [Perëndisë], merr të vërtetë e dritë, derisa të përlëvdohet në të vërtetë dhe i di të gjitha gjërat” [DeB 93:28 ].
Është lutja ime e përulur që të mund të bekohemi me shpërblimet e bollshme që u premtohen të bindurve. Në emrin e Jezu Krishtit, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, amen.
(“Bindja Sjell Bekime”, Ensign ose Liahona , maj 2013, f. 89, 92)
Kthehuni te faqja 36 .