Raportoni – Koha Maksimale: 25 Minuta
Zotimet e Javës së Kaluar
-
Të ushtroj dhe t’ua tregoj të tjerëve parimin nga Themeli Im të javës së kaluar.
-
T’i kontrolloj të ardhurat dhe shpenzimet e mia.
-
Të diskutoj për kujdestarinë financiare në këshillin tim familjar.
-
Të vihem në kontakt me partnerin tim në veprim dhe ta përkrah atë.
Hapi 1: Vlerësoni me Partnerin në Veprim (5 minuta)
Harxhoni pak minuta për t’i vlerësuar përpjekjet tuaja për mbajtjen e zotimeve vetjake këtë javë. Përdoreni tabelën “Vlerësimi i Përpjekjeve të Mia” në fillim të kësaj fletore pune. Tregojani vlerësimin tuaj partnerit tuaj dhe diskutojeni me të pyetjen e mëposhtme. Ai ose ajo pastaj do të fillojë ku t’i tregohet.
-
Diskutoni:Çfarë sfidash patët ndërsa i mbajtët zotimet tuaja këtë javë?
Hapi 2: Raportoni te Grupi (8 minuta)
Pasi t’i vlerësoni përpjekjet tuaja, bashkohuni sërish dhe raportoni përfundimet tuaja. Ecni rreth grupit dhe secili të thotë nëse e ka vlerësuar veten me të “kuqe”, të “verdhë” apo “jeshile” për secilin zotim të javës së kaluar.
Hapi 3: Jepini Përvojat Tuaja (10 minuta)
Tani tregojini si grup gjërat që keni mësuar nga përpjekja për t’i mbajtur zotimet tuaja gjatë javës.
-
- Diskutoni:
-
Çfarë përvojash patët ndërsa e ushtruat ose ua treguat të tjerëve parimin nga Themeli Im?
-
Çfarë modelesh ose zakonesh keni zbuluar ndërsa kontrolloni shpenzimet tuaja?
-
Çfarë mësuat nga këshilli juaj familjar? Çfarë mësuat nga vlerësimi financiar (shih faqen 26)?
-
Në ç’mënyrë po ju ndihmon puna me partnerin në veprim?
-
Hapi 4: Zgjidhini Partnerët në Veprim (2 minuta)
Zgjidhni një partner në veprim nga grupi për javën vijuese. Përgjithësisht, partnerët në veprim janë të së njëjtës gjini dhe nuk janë pjesëtarë të familjes.
Harxhoni dy minuta tani për t’u takuar me partnerin tuaj në veprim. Paraqiteni veten dhe diskutoni se si do të viheni në kontakt me njëri-tjetrin gjatë gjithë javës.
Emri i partnerit në veprim
Informacion kontakti
Shkruani se si dhe kur do të viheni në kontakt me njëri-tjetrin këtë javë.
Diel |
Hën |
Mar |
Mër |
Enj |
Pre |
Shtu |
---|---|---|---|---|---|---|