Mbështetjate Vetja
Burimet


Burimet

Vazhdoni me Durim

Presidenti Diter F. Uhtdorf shprehu këshillën vijuese:

“Në vitet 1960 një profesor i Universitetit të Stanfordit nisi një eksperiment të thjeshtë ku provonte forcën e vullnetit të fëmijëve katërvjeçarë. Ai vendosi para tyre një bonbone të madhe dhe u tha pastaj se mund ta hanin menjëherë ose, nëse do të prisnin për 15 minuta, ata do të mund të kishin dy bonbone.

Pastaj ai i la vetëm fëmijët dhe vështroi se çfarë ndodhi pas një pasqyre gjysmë të tejdukshme. Disa nga fëmijët e hëngrën menjëherë bonbonen; disa mundën të prisnin vetëm disa minuta përpara se t’i jepeshin tundimit. Vetëm 30 përqind qenë të aftë të prisnin. …

Çka filloi si një eksperiment i thjeshtë me fëmijë dhe bonbone, u bë një studim domethënës që sugjeroi se aftësia për të pritur – për të qenë të duruar – qe një tipar kyç i karakterit, që mund të parashikonte sukses të mëvonshëm në jetë. …

… Premtimet e Perëndisë nuk përmbushen gjithmonë aq shpejt ose në mënyrën si mund të shpresojmë. …

Durim do të thotë të këmbëngulim për diçka deri në fund. Do të thotë të shtyjmë për më vonë kënaqje të menjëhershme për bekime të ardhshme. …

… Puna e durimit në thelb është kjo: mbani urdhërimet; besojini Perëndisë, Atit tonë Qiellor; shërbejini Atij me butësi dhe dashuri si ajo e Krishtit; ushtroni besim dhe shpresë tek Shpëtimtari; dhe kurrë mos u dorëzoni.”

(“Vazhdoni me Durim”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 56, 58, 59)

Kthehuni te faqja 61.

Buxheti Im

Përshkrimi

Lloji

Të ardhurat

Shpenzimet

Bilanci

Të ardhurat

(PZ)

Bilanci

Shënime