Mbështetjate Vetja
Themeli Im: Përdoreni Kohën me Mençuri


Themeli Im: Përdoreni Kohën me Mençuri – Koha Maksimale: 20 Minuta

Përsiatni:Përse koha është një nga dhuratat më të mëdha të Perëndisë?

Shihni:“The Gift of Time” [“Dhurata e Kohës”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 91.)

Dhurata e Kohës

Nëse nuk jeni në gjendje ta shihni materialin filmik, zgjidhini rolet dhe lexojeni këtë skenar.

foto nga The Gift of Time [Dhurata e Kohës]

Kofi: Përshëndetje, motra Benkozi. Si je?

Motra Benkozi: A je mirë, Kofi?

Kofi: O, motra Benkozi. Jam kaq i zënë. Duhet të punoj dhe të shërbej e ta ndihmoj familjen time … dhe pastaj kam edhe futboll. Nuk kam kohë!

Motra B.: Kofi, ti ke gjithë kohën në dispozicion.

Kofi: Çfarë?

Motra B.: Biri im, Perëndia na ka dhënë një dhuratë të madhërishme – kohën tonë. Ne duhet të bëjmë me të atë që ka më shumë rëndësi.

Kofi: Por si, motra Benkozi? Ti gjithnjë ke bërë kaq shumë gjëra. Ia ke dalë mbanë me familjen tënde, me biznesin tënd. Ti u ke shërbyer e ke bekuar shumë njerëz, si unë. Nuk e di se si ia del.

Motra B.: Dëshiron vërtet ta dish? Nëse do të qëndrosh ulur e të dëgjosh, do të ta tregoj sekretin tim.

Çdo mëngjes unë ngrihem përpara lindjes së diellit. Vishem dhe laj fytyrën e duart e mia.

I lexoj shkrimet e shenjta. Pastaj bëj një listë me ato që duhet të bëj atë ditë.

Mendoj se kujt mund t’i shërbej. Lutem për të ditur vullnetin e Perëndisë. Dhe dëgjoj.

Ndonjëherë, emrat ose fytyrat e njerëzve më vijnë në mendje. I shtoj ata në listën time.

Kofi: A është kjo mënyra se si ti e di gjithnjë saktësisht se kush ka nevojë për shërbimin tënd?

Motra B.: Po, Kofi. Dhe unë lutem për forcë e urtësi. Unë lutem që Perëndia ta “shenjtërojë kryerj[en time]”. Ajo thuhet te 2 Nefi 32.

Unë e falënderoj Atë. I premtoj se do të bëj më të mirën time. I kërkoj që Ai të bëjë atë që unë nuk mundem.

Pastaj e vështroj listën time. Vë një 1‑sh pranë gjësë më të rëndësishme, pastaj një 2‑sh.

Kofi: Nga i di përparësitë?

Motra B.: Unë mbaj vesh kur lutem! Pastaj shkoj në punë. Vështroj numrin 1 dhe përpiqem ta bëj të parin, pastaj numrin 2.

Ndonjëherë gjërat ndryshojnë. Fryma e Shenjtë më thotë të bëj diçka tjetër. Ajo është gjë e mirë.

Unë punoj shumë fort, por kam paqe. E di se Perëndia do të më ndihmojë.

Prandaj, me listën dhe Shpirtin, unë bëj atë që ka rëndësi, Kofi.

Kofi: Kjo duket e thjeshtë dhe e vështirë në të njëjtën kohë.

Motra B.: Ke të drejtë! Kur më në fund përgatitem për shtrat, unë lutem. I raportoj Atit Qiellor. I them si shkoi dita. I bëj pyetje. E pyes se çfarë mund të bëj më mirë. Dëgjoj. Shpesh e ndiej dashurinë e Tij. E di se Ai e lartëson atë që përpiqem të bëj. Më pas kam paqe, Kofi, dhe fle.

Kofi: Ajo është gjë e mirë, nënë Benkozi. Unë e dëshiroj këtë paqe. Dëshiroj ta përdor kohën time. Dëshiroj të punoj e të shërbej më mirë.

Kthehuni te faqja 90.

Diskutoni:Çfarë mësuat nga motra Benkozi?

Lexoni:Alma 34:32 dhe citimin nga Presidenti Brigam Jang (në të djathtë)

Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojeni kutinë kur ta përfundoni secilin veprim:

  • Ushtrojini këta hapa çdo ditë për ta përdorur kohën tuaj më me mençuri. Çdo natë, raportojini Atit Qiellor në lutjet tuaja.

  • Tregojani familjes apo miqve tuaj atë që keni mësuar sot rreth përdorimit të kohës me mençuri.