Përmbledhje Historike
Kronologjia e mëposhtme jep një kuadër të shkurtër historik për mësimet e Presidentit Lorenco Snou të paraqitura në këtë libër.
3 prill 1814 | Lindur në Mantua të Ohajos, nga Rozeta Leonora Petiboun Snou dhe Oliver Snou. |
1832 | Dëgjon predikimin e Profetit Jozef Smith në Hiram të Ohajos. |
1835 | Largohet nga shtëpia për të studiuar në Kolegjin e Oberlinit në Oberlin të Ohajos. Takohet me Plakun Dejvid W. Paten të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve gjatë rrugës. |
1836 | Largohet nga Kolegji i Oberlinit dhe transferohet në Kirtland të Ohajos për të studiuar hebraisht. Përqafon ungjillin e rivendosur dhe pagëzohet e konfirmohet në qershor. Më vonë shugurohet plak. Në dhjetor merr një bekim patriarkal nga Jozef Smithi Plaku. |
1837 | Predikon ungjillin në Ohajo. |
tetor 1838 - maj 1840 | Shërben në një mision tjetër, duke predikuar ungjillin në Ohajo, Misuri, Kentaki dhe Ilinois, dhe punon si mësues shkolle gjatë dimrit të 1839–1840. |
maj 1840 | Largohet nga Navu, Ilinois, për të shërbyer një mision në Angli. Nën drejtimin e Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, kryeson Kishën në Londër, Angli, dhe në zonën përreth. Boton një pamflet të titulluar The Only Way to Be Saved [E Vetmja Mënyrë për t’u Shpëtuar]. |
12 prill 1843 | Mbërrin në Navu të Ilinoisit me 250 të kthyer në besim, shenjtorë të ditëve të mëvonshme nga Anglia. |
Fundi i 1843-shit dhe fillimi i 1844-ës | Jep mësim në një shkollë në Lima të Ilinoisit. |
1844 | Mbikëqyr një fushatë në Ohajo për zgjedhjen e Jozef Smithit si president të Shteteve të Bashkuara. Rikthehet në Navu pasi mëson për martirizimin e Jozef dhe Hajrëm Smithit, që ndodhi më 27 qershor. |
janar 1845 | Caktohet nga Presidenti Brigam Jang të udhëtojë nëpër Ohajo dhe të mbledhë dhurime për ndërtimin e Tempullit të Navusë. |
1845 | Bën martesë me më shumë se një grua, siç praktikohej atëherë në Kishë, duke u martuar me Sharlot Skuajërs dhe me Meri Edëlain Godard. |
shkurt 1846 | Largohet nga Navuja me anëtarët e familjes dhe shenjtorë të tjerë të ditëve të mëvonshme pasi merr indaumentet dhe vulosjet në Tempullin e Navusë. |
1846 - 1848 | Jeton me familjen e tij në një vendbanim të quajtur Maunt-Pisga [Mount Pisgah / Mali Pisga] në shtetin e Ajouas. Kryeson mbi një vendbanim për një kohë. Në pranverën e 1848-ës kryeson një grup shenjtorësh për në Solt-Lejk-Siti. |
12 shkurt 1849 | Shugurohet Apostull në Solt-Lejk-Siti. |
1849 | Mbledh dhurime për Fondin e Përhershëm të Emigrimit. |
1849 - 1852 | Shërben një mision në Itali. Gjithashtu shërben në Angli, ku ai mbikëqyr botimin e Librit të Mormonit në italisht, dhe në Zvicër e Maltë. Boton një pamflet të titulluar The Voice of Joseph [Zëri i Jozefit]. |
1852 | Zgjidhet në Parlamentin e Shtetit të Jutas. |
1853 | Thirret nga Presidenti Brigam Jang të kryesojë një vendbanim të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në kontenë Boks-Elder, që ndodhet në Jutan veriore. Qytetin kryesor e emërton Brigam-Siti. Shërben për shumë vite si udhëheqës në Kishë dhe në komunitet. |
mars 1864 - maj 1864 | Me një grup të udhëhequr nga Plaku Ezra T. Benson të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, shërben në një mision të shkurtër në Ishujt Havai. |
tetor 1872 - korrik 1873 | Me një grup të udhëhequr nga Presidenti Xhorxh A. Smith, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, bën një turne në pjesë të Europës dhe të Lindjes së Mesme, përfshirë Tokën e Shenjtë. Udhëtimi u krye me kërkesë të Presidentit Brigam Jang. |
1882 | Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Aktin Edmunds, duke e bërë martesën me më shumë se një grua krim dhe duke ndaluar poligamistët të votonin, të mbanin poste zyrtare apo të kryenin detyra si anëtarë jurie gjyqësore. |
gusht 1885 - tetor 1885 | Shërben në misione midis amerikanëve vendas në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara dhe në shtetin e Uajomingut. |
12 mars 1886 - 8 shkurt 1887 | Burgoset për praktikim të martesës me më shumë se një grua. |
1887 | Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton Aktin Edmunds-Tucker, një tjetër ligj kundër poligamisë, që lejoi qeverinë federale të konfiskonte shumë nga pasuritë e patundshme të Kishës. Akti bëhet ligj më 3 mars 1887. |
21–23 maj 1888 | Lexon lutjen e dedikimit në seancat e dedikimit të Tempullit të Mantit të Jutas. Presidenti Uillford Udraf e pati përkushtuar tempullin më 17 maj. |
7 prill 1889 | Mbështetet si President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. |
19 maj 1893 - shtator 1898 | Shërben si president i parë i Tempullit të Solt-Lejkut. |
2 shtator 1898 | Bëhet Apostulli më i vjetër dhe udhëheqësi kryesues i Kishës me vdekjen e Presidentit Uillford Udraf. Merr një shfaqje hyjnore në Tempullin e Solt-Lejkut, në të cilën Zoti e udhëzon të vazhdojë me riorganizimin e Presidencës së Parë. |
13 shtator 1898 | Mbështetet nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve si President i Kishës. Fillon të shërbejë si President. |
9 tetor 1898 | Mbështetet si President i Kishës gjatë konferencës së përgjithshme. |
10 tetor 1898 | Veçohet si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. |
maj 1899 | Udhëton për në Seint-Xhorxh të Jutas, ku merr një zbulesë për t’u predikuar ligjin e së dhjetës shenjtorëve. Fillon ta ndajë këtë mesazh në Seint-Xhorxh dhe udhëheq një përpjekje për ta ndarë atë kudo në Kishë. |
1 janar 1901 | Boton një deklaratë të titulluar “Greeting to the World” [“Përshëndetje Botës”] për të mirëpritur shekullin e 20-të. |
10 tetor 1901 | Vdes në Solt-Lejk-Siti të Jutas në moshën 87-vjeçare. |