2007
Koment
Prill 2007


Koment

Fuqi në Familje Pjesërisht Anëtare

Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar në familje ku jo të gjithë ishin anëtarë të Kishës. Kam pasur shumë sfida për t’u përballur, ndërsa jam përpjekur të jetoj sipas ungjillit. Pasja në disponim e materialeve frymëzuese të Kishës, vëçanërisht Liahonën, më ndihmon të ruaj Shpirtin.

Ju faleminderit që më rikujtoni çdo muaj se ungjilli ndryshon jetë njerëzish.

Sandra Vinokuna, Ekuador

Zëri i Profetit

Botimi i tetorit të vitit 2005 i Liahonës ishte veçanërisht i mrekullueshëm për mua. E vlerësoj çdo mesazh në të, veçanërisht mesazhin e Presidentit Xhejms E. Faust “Një Mijë Fije të Dashurisë”. Mendoj se çdokush duhet ta lexojë. Falenderoj Atin Qiellor që na bekon me profetë që na udhëheqin në këto ditë të fundit.

Plaku Emenik Houp Onuçekva, Misioni i Ibadanit, Nigeri

Falenderime për Versionin në Programin Akrobat

Liahona është shumë frymëzuese për familjen time dhe na ndihmon ndërsa përpiqemi të jetojmë dhe të ndajmë ungjillin. Jemi vërtet të bekuar nga përpjekjet tona. Jo vetëm që përmbajtja e saj është e fuqishme shpirtërisht dhe nxitëse për besimin, por edhe skicat dhe ilustrimet janë të bukura gjithashtu.

Vlerësojmë gjithashtu faktin që tashmë revistat janë të disponueshme në shumë gjuhë në internet, në formatin e programit akrobat—që të mos priten ose prishen vetë revistat. Kur dua të ngjis një citim ose fotografi në frigorifer, ose të marr materiale për në kohën e ndarjes në Fillore apo në mbrëmje familjare, thjesht printoj atë që më duhet. Bukur!

Kristian Karlson, SHBA

Shënim: Liahona gjendet në internet në disa gjuhë tek faqja e internetit www.lds.org. Për gjuhën agleze, klikoni “Gospel Library”. Për gjuhët e tjera, klikoni hartën e botës.

Guri më i Shndritshëm

Jam mirënjohës për çdo revistë Liahona që botohet. Nëpërmjet secilës prej tyre ne arrijmë të njohim vullnetin e Zotit dhe kështu, dëshmitë tona forcohen. Është vërtet një gur i shndritshëm në këto ditë të fundit.

Mesazhet e Presidencisë së Parë na nxisin të jetojmë si Shpëtimtari dhe na mësojnë ungjillin e pastër të Zotit tonë, Jezu Krishtit. Ne mund të kemi kultura të ndryshme, por kemi të njëjtin qëllim. Mbushem me gëzim kur mendoj se jashtë kufijëve të mi kombëtar, madje edhe në anën tjetër të oqeanit të madh, ndodhet një shenjtor i ditëve të mëvonshme duke lexuar të njëjtën revistë.

Hozé Ramírez, Venezuelë

Në Gjuhën Time

Unë jam nga Ukraina, por tetë muaj më parë, im shoq dhe unë u zhvendosëm për në Ajdaho (Shtetet e Bashkuara). Nuk flas shumë mirë anglisht dhe ndonjëherë nuk i kuptoj mirë ato që dëgjoj në kishë të dielën. Ende e ndiej Frymën e Shenjtë në mbledhje, por tani për tani jam shumë mirënjohëse për mundësinë që kam të lexoj fjalët e udhëheqësve tanë në gjuhën time amtare. Për mua, Liahona na sjell vërtet shkrime të shenjta.

Lena Kantor, SHBA

Thjesht Mirënjohëse

Liahona është një shoqëruese dhe ndihmë e madhe për mua. Çdo muaj përballem me sfida në jetën time, por disa muaj më parë, ndjeva që Liahona ishte shkruar vetëm për mua dhe sfidat e mia. E di se Perëndia do që ne të ndihemi të lumtur duke qenë të bindur.

Xhorxhia Adolfo Pahulaja, Filipine