2007
Muzeumi Shpall Konkursin e Tetë Ndërkombëtar të Artit
Prill 2007


Muzeumi Shpall Konkursin e Tetë Ndërkombëtar të Artit

Muzeumi i Historisë dhe Artit të Kishës ka shpallur temën për Konkursin e tij të Tetë Ndërkombëtar të Artit dhe fton anëtarë të Kishës nëpër botë të marrin pjesë në ekspozitën që do të mbahet nga 20 marsi deri më 11 tetor 2009.

Tema e ekspozitës, “Të Kujtosh Gjërat e Mëdha të Perëndisë”, përfshin përvojat e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme kudo. Punët artistike do të përfaqësojë një temë, ide, histori, njerëz, ose vende që lidhen me (1) doktrina, besime dhe mësime të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, përfshirë histori nga shkrimet e shenjta dhe mësime të profetëve; (2) ngjarje, vende dhe individë që lidhen me historinë e Kishës dhe njerëzit e saj; ose (3) zbatimin e vlerave fetare në jetën e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme, përfshirë aktivitete të Kishës, familjes ose individëve.

Konkursi është i hapur për anëtarë të Kishës me moshë 18 vjeç e lart që nga 31 dhjetori 2008. Çdo artist mund të paraqesë një punë. Zhanret e kulturave mbarëbotërore dhe traditave estetike, stileve të artit dhe mediat e ndryshme janë të gjitha të mirëpritura. Punimet duhet të jenë mbaruar pas 1 janarit 2006.

Formularë zyrtarë do t’u dërgohen me postë artistëve në listën e postës së muzeut në prill 2008. Formulari do të jetë gjithashtu i disponueshëm në faqen e Internetit të muzeut. Për t’u përfshirë në listë ose për të ndryshuar informacionin e kontaktimit, nëse jeni tashmë në listën e postës, shkruajini muzeut në adresën: Eighth International Art Competition, Museum of Church History and Art, 45 North West Temple St., Rm. 200, Salt Lake City, UT, 84150-3470, USA, ose me postë elektronike në adresën: churchmuseum@ldschurch.org.

Raundi i parë përzgjedhës do të bazohet mbi fotografi të punëve artistike të dërguara bashkë me formularin nëpërmjet internetit ose postës përpara datës 10 tetor 2008. Punët artistike do të gjykohen mbi suksesin e paraqitjes së temës; arritjes artistike dhe teknike; dhe krijimtarisë, origjinalitetit e cilësisë së artit. Çmimet përfshijnë një numër “Çmime Blerjeje”, nëpërmjet të cilave puna artistike blihet për koleksionin e Kishës; deri në 25 “Çmime Merite” në para, të dhëna nga juria; dhe 3 “Çmime të Zgjedhjes nga Vizitorët” në para.

Për më shumë informacion në lidhje me konkursin ose për të parë punë artistike nga ekspozita të mëparshme, vizitoni faqen e internetit të muzeut në www.lds.org/church history/museum/competition.