2007
Ai Jeton!
Prill 2007


Koha e Ndarjes

Ai Jeton!

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

Motra Nelson po jepte mësim në klasën “Rreze drite”. Ajo mbante një fotografi të Jezusit ku tregonte plagët e Tij pasi Ai ishte ringjallur.

“Do të thuash që Ai jetoi përsëri pasi vdiq?” pyeti Hetheri.

Xheku thirri: “Po, jetoi! Edhe ne do të jetojmë përsëri, gjithashtu!”

Nga e dinte Xheku 3 vjeçar se Jezusi jetoi përsëri? Nga e dinte ai se edhe ai gjithashtu do të jetonte sërish?

Çdo javë Xheku dëgjonte mësimet e motrës Nelson. Ajo jepte mësim mbi Jezusin dhe thoshte dëshminë e saj. Xheku dëgjonte prindërit e tij gjatë mbrëmjeve familjare dhe në raste të tjera. Ata e mësonin mbi Jezusin dhe i dëshmonin për Të. Ndjenja në zemrën e Xhekut i thoshte të besonte në fjalët e mësueses dhe të prindërve të tij.

Jezusi, pasi u ringjall, iu shfaq dishepujve të Tij. Thomai nuk ishte me ta. Dishepujt e tjerë i thanë Thomait se e kishin parë Jezusin. Por Thomai tha: “Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj” (Gjoni 20:25).

Pas tetë ditësh Jezusi iu shfaq Thomait. Jezusi e la të ndjente shenjat e gozhdëve në duart e Tij dhe të prekte brinjën e Tij. Më pas, Jezusi tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!” (Gjoni 20:29).

Ashtu si Xheku, edhe ne mund të besojmë tek Jezusi, edhe pse nuk e shohim. Besimi ynë do të rritet kur dimë, edhe pa e parë, se Jezusi është Shpëtimtari ynë.

Aktivitet

Ngjisni faqen M4 në karton dhe prisni fotografitë e Jezusit, Maria Magdalenës, Apostujve dhe Thomait. Palosni pjesët anësore përgjatë vijës me pika, në mënyrë që figurat të qëndrojnë. Tregojini familjes suaj historinë tek Gjoni 20 mbi çdo person që sheh Shpëtimtarin pas Ringjalljes së Tij.

Ide për Kohën e Ndarjes

  1. 1. Tregoni tre kuti këpucësh. Një nga një, nxirrni nga secila kuti një palë këpucë. (Mund të tregoni gjithashtu fotografi ose vizatime këpucësh.) Tregoni një palë çizme që të përfaqësojnë ushtarët që ruajtën varrin e Jezusit. Tregojeni historinë në një mënyrë të tillë që fëmijët të mund të imagjinojnë sikur janë aty kur Jezusi u vendos në varr. Më pas, përdorni një palë sandale për të treguar historinë e Maria Magdalenës. Pyetini fëmijët se si do të ishin ndjerë nëse do të kishin qenë në kopshtin e varrit kur Shpëtimtari i ringjallur u shfaq. Në fund, tregoni një palë këpucë që fëmijët veshin zakonisht. Pyetini se si ndihen që janë anëtarë të Kishës dhe që dinë se do të ringjallen për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit. Dëshmoni që Jezu Krishti vdiq dhe u ringjall.

  2. 2. Thojuni fëmijëve se do t’u bëni një pyetje ngatërruese. Pyetini: “Sa profetë kemi në tokë sot?” Shpjegoni se çdo anëtar i Presidencisë së Parë dhe i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve mbështetet si profet, shikues dhe zbulues. Kjo do të thotë se kemi 15 profetë në tokë! Megjithatë, shpjegoni se Presidenti i Kishës është personi i vetëm që mund të marrë zbulesë për gjithë Kishën. Një javë para konferencës së përgjithshme, kërkojuni disa fëmijëve më të rritur që, pas dy javësh t’ju flasin mbi një mesazh që një Apostull ka dhënë në një konferencë të përgjithshme. Nëse është e mundur, tregoni fotografinë e atij Apostulli, ndërsa secili fëmijë flet mbi mesazhin.