2007
Ide për mbrëmjen familjare të shtëpisë
Prill 2007


Ide për mbrëmjen familjare të shtëpisë

Këto ide mund të përdoren si për mësimdhënie në klasë, ashtu edhe në shtëpi.

“Sakramenti— dhe Sakrifica”, fq. 10: Kërkojini secilit pjesëtar të familjes të mbyllë sytë e tij apo të saj. Kërkojuni pjesëtarëve të familjes të imagjinojnë pagëzimin e tyre, marrjen e sakramentit dhe një skenë nga jeta e Shpëtimtarit. Si ngjajnë këto ngjarje me njëra-tjetrën? Pasi të tregoni se çfarë mësoi Plaku Dejvid B. Hait kur ishte pa ndjenja, ftojini pjesëtarët e familjes të shpjegojnë se në ç’mënyrë sakramenti ka të bëjë me sakrificën e Krishtit. Renditni mënyra se si mund të kujtoni Shpëtimtarin kur merrni sakramentin.

“Tre Mesazhe për Të Rinjtë e Rritur”, fq. 26: Kërkojuni pjesëtarëve të familjes të bëjnë një vizatim se si do të ishte jeta e tyre pas 20 viteve. Kërkojuni të ilustrojnë dhe pastaj të diskutojnë gjërat që ata shpresojnë të përmbushin. Lexoni këshillën nga Plaku Erl C. Tingi që do t’i ndihmojë ata të planifikojnë për lumturi.

“Liria për të Kërcyer”, fq. 32: Kërkojuni pjesëtarëve të familjes të shkruajnë qëllime që ata duan të përmbushin. Kërkojuni të ndajnë ide se si t’i përmbushin synimet e tyre. Lexoni dhe diskutoni zgjedhjet që Mavi po bën për të përmbushur qëllimin e saj. Theksoni se sjellja dhe veprimet e drejta janë të rëndësishme për të përmbushur qëllimet tona.

“Pragjet e Qiellit”, fq.40: Kërkojuni pjesëtarëve të familjes të sjellin sende me vlerë shpirtërore për ta dhe të thonë se pse i vlerësojnë ato sende. Tregoni historinë e katër grave nga India. Si është e dhjeta jonë me vlerë për Zotin? Ndani përvojat e dedikimit të ndërtesës së kishës në Indi. Si u bekuan njerëzit nga pagimi i së dhjetës? Gjeni dhe diskutoni premtimet që Plaku H. Brajan Riçards bën për pagimin me besnikëri të së dhjetës.

“Ndikimi i një Nëne”, fq. M14: Tregoni një fotografi të familjes. Diskutoni se si një nënë siguron drejtim për çdo pjesëtar të familjes. Tregoni se si nëna e Plakut Karlos H. Amado e drejtoi atë për t’u pagëzuar dhe për të shërbyer një mision. Kërkojuni pjesëtarëve të familjes të krijojnë kartolina për nënën e tyre, për ta falenderuar për ndikimin e saj.