Përse po Më Tregonte Shpirti?
Në verën e vitit 1980, isha në përfundim të shërbimit tim misionar në Misionin e Masaçusets, Boston. Një mbrëmje kishim një takim ku do t’i mësonim një studenti të ri premtues kolegji planin e shpëtimit.
Disa herë gjatë orës së mësimit, ndihesha i tejmbushur, ndërsa Shpirti i Shenjtë më dëshmonte vazhdimisht se parimet që po mësonim ishin të vërteta. Më kujtohet që lutesha pothuajse me zë: “Unë tashmë e di këtë. E kam dhënë këtë mësim shumë herë këto dy vitet e fundit. Jam mirënjohës që ndiej Shpirtin tënd, por të lutem dëshmoja edhe kërkuesit tonë gjithashtu!”
Pak kohë pas kësaj mbrëmjeje, takova presidentin tim të misionit dhe më njoftoi se mamaja ime kishte vdekur në një aksident të tmerrshëm automobilistik. Sigurisht që kjo humbje e papritur erdhi si një tronditje e llahtarshme në familjen time dhe në gjithë komunitetin tonë. Por menjëherë pasi emocionet e çastit kaluan dhe pata rastin të reflektoja, m’u kujtua me një qartësi të përsosur dëshmia e fuqishme e Shpirtit, të cilën e ndjeva gjatë mësimit mbi planin e shpëtimit. E dija se kjo ishte punë e një Ati të dashur Qiellor që po më përgatiste për humbjen që do të ndodhte.
Asnjë ditë nuk ikën pas ndjerë mungesën e mësimeve dhe shoqërisë së mamasë sime. Megjithatë, asnjë ditë nuk ikën pa m’u kujtuar se si një At i dashur Qiellor më përgatiti me kujdes për humbjen që do të ndodhte.