Filmi The Testaments of One Fold and One Shepherd (Dëshmitë e Një Tufe dhe Një Bariu të Vetëm) të disponueshme në disk DVD
Pas shfaqjes eskluzive pesë vjeçare në Ndërtesën Përkujtimore të Jozef Smithit në Solt Lejk Siti, Juta, dhe nën drejtimin e Presidencisë së Parë, filmi The Testaments of One Fold and One Shepherd po vihet në dispozicion në disk DVD nëpërmjet qendrave shpërndarëse të Kishës.
The Testaments of One Fold and One Shepherd është një tregim epik që përshkruan shërbesën e Krishtit njerëzve në Izraelin e lashtë dhe shfaqjen e Tij të mëpasshme në Amerikën e lashtë, siç tregohet në të dy dëshmitë: Bibla dhe Libri i Mormonit. Flet për jetën e familjes së imagjinuar të Helamit ndërsa ata dëshmojnë shenjat e ardhjes së Shpëtimtarit në Amerikë.
Kur filmi u prezantua për herë të parë, Plaku Nil L. Andersen i Shtatëdhjetëshes shpjegoi: “Qëllimi i filmit është të tregojë që Jezusi është Biri i Perëndisë, ‘drita dhe jeta e botës’, dhe të paraqesë efektin e mrekullueshëm që Shpëtimtari ka në jetën e atyre që besojnë në Të”.
Për filmin u deshën më shumë se dy vjet për të bërë kërkimet e duhura të shumta në kulturën e lashtë të Amerikës. U filmua në Juta, Kaliforni dhe Havai në 57 skena të ndryshme, më e madhja nga të cilat ishte afërsisht sa skena e një stadiumi futbolli. 48 aktorët kryesorë, 52 aktorët shtesë dhe më shumë se 1000 aktorët figurantë i dhanë jetë historisë. Orkestra në Sheshin e Tempullit dhe Kori i Tabernakullit siguruan muzikën.
Filmi prej 65 minutash është tashti i disponueshëm në qendrat e shpërndarjes së Kishës në mbarë botën në një DVD me 18 gjuhë të ndryshme (gjuha amerikane e shenjave, kantoneze, danisht, holandeze, anglisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, koreançe, mandarin, norvegjisht, portugalisht, rusisht, spanjisht, suedisht dhe ukrainase).