“Ka Shpresë”, Liahona, shtator 2022.
Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi
Ka Shpresë!
Cilatdo qofshin sfidat që hasim, Jezu Krishti është shpresa jonë. Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, formulon temën e botimit të këtij muaji me këtë të vërtetë të bukur në artikullin e tij të ri, “Shpresë dhe Ngushëllim në Krisht” (faqe 4).
Për shumë prindër ai mesazh shprese është veçanërisht i nevojshëm teksa bëjnë më të mirën që munden për të rritur fëmijë në një botë të vështirë. Plaku Rasëll M. Nelson ka dhënë mësim: “Kundërshtari po i rrit sulmet e tij mbi besimin dhe mbi ne dhe familjet tona me një shkallë eksponenciale. Që të mbijetojmë shpirtërisht, kemi nevojë për strategji kundërvepruese dhe plane paravepruese” (“Fjalët e Hapjes”, Liahona, nëntor 2018, f. 7). Për t’i përkrahur prindërit në këtë punë të shenjtë, Kisha vazhdimisht kërkon të sigurojë burime që janë si domethënëse ashtu dhe të dobishme.
Në botimin e këtij muaji, bashkautori im dhe unë paraqitim një model për prindërit që i sjell së bashku parimet e ungjillit dhe strategjitë praktike, të cilat mund t’i ndihmojnë prindërit për të krijuar marrëdhënie të forta me fëmijët e tyre, për të kultivuar besimin e tyre dhe për të ndërtuar unitet (shih “Një Model i Fuqishëm për Prindërimin” te faqja 10).
Fryma e Shenjtë mund të na udhërrëfejë drejt shpresës dhe ndihmës që na nevojitet. Plaku Zhozé A. Teisheira, i Të Shtatëdhjetëve, jep mësim se si ne mund të marrim udhërrëfim më të bollshëm nëpërmjet Frymës së Shenjtë në artikullin “Zgjidhni të Keni një Mendje të Kontrolluar nga Fryma” (faqe 40).
Ne shpresojmë që ky botim t’ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj që të gjeni shpresë, të ndieni më shumë dashuri dhe të përjetoni gëzim më të madh.
Sinqerisht,
Maren Deins, JD
Specialiste në Zhvillimin e Politikave dhe Programeve Globale për Familjen