2022
Çfarë Mund të Bëjmë për t’ia “Vënë Veshin Diturisë”?
Shtator 2022


“Çfarë Mund të Bëjmë për t’ia ‘Vënë Veshin Diturisë’?”, Liahona, shtator 2022.

Eja, Më Ndiq

Fjalët e Urta 1–4; 15–16

Çfarë Mund të Bëjmë për t’ia “Vënë Veshin Diturisë”?

e re duke u menduar

Me kaq shumë keqinformim në botë, mund të jetë e vështirë që t’i shoshitim të gjitha dhe të gjejmë të vërtetën e përjetshme. Ati Qiellor e di këtë dhe Ai e di se shumë prej fëmijëve të Tij po kërkojnë përgjigje. Fatmirësisht, shumë prej përgjigjeve për pyetjet më të vështira të jetës mund të gjenden në shkrimet e shenjta, në bisedat e konferencave të përgjithshme ose nëpërmjet zbulesës vetjake. Ati Qiellor nuk do të na udhëheqë kurrë në udhë të gabuar.

Veprimtaria

Te Fjalët e Urta, shpesh lexojmë rreth urtësisë. Lexojini kapitujt 2 dhe 3 vetë ose me një grup dhe përcaktoni vargjet që diskutojnë se si mund të kërkojmë dituri (ose urtësi). Për shembull, Fjalët e Urta 1:5 thotë: “I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta”.