2022
Çfarë Dha Mësim Isaia rreth të Qenit një Shërbëtor i Zotit?
Shtator 2022


“Çfarë Dha Mësim Isaia rreth të Qenit një Shërbëtor i Zotit?”, Liahona, shtator 2022.

Eja, Më Ndiq

Isaia 40–49

Çfarë Dha Mësim Isaia rreth të Qenit një Shërbëtor i Zotit?

Zoti shpesh u drejtohet pasuesve të Tij si shërbëtorët ose dëshmitarët e Tij. Këto terma janë të zakonshëm gjatë gjithë shkrimeve të shenjta dhe libri i Isaias nuk bën përjashtim. Në kohët e Dhiatës së Vjetër, si edhe sot, Zoti u dha njerëzve mundësi për t’i shërbyer Atij dhe për të qenë një dëshmitar për Të.

  • Teksa lexoni kapitujt 40–49 tek Isaia, kërkoni rastet kur Zoti thotë “shërbëtor” ose “dëshmitar”. Kujt po i referohet Ai? Kërkoni vargje që ju mësojnë se si mund të jeni një dëshmitar dhe shërbëtor ndaj Zotit, të tillë si Isaia 44:2.

    Pamja
    Jozef Smithi duke predikuar

    Joseph Smith Preaching [Jozef Smithi Duke Predikuar], nga Sam Lawlor © 2001

  • Më pas, teksa lexoni kapitujt 41–44, ju mund të merrni parasysh se cilat vargje mund t’i zbatoni në thirrjen tuaj ose dhënien e shërbesës suaj. Çfarë po ju kërkon Zoti të bëni dhe si do t’ju ndihmojë Ai?

    Pamja
    tri gra duke buzëqeshur
  • Çfarë mundësish ju janë dhënë që të jeni shërbëtori/ja ose dëshmitari/ja i/e Zotit? Shembuj mund të jenë një thirrje, mision, mësimdhënie për familjen tuaj ose ndonjë shërbim tjetër. Ju mund t’i shkruani ato përvoja në ditarin tuaj. Çfarë mësuat prej tyre? Në ç’mënyrë ju ndihmoi Zoti?

    Pamja
    misionarë duke shërbyer

Shtyp në Letër