2022
Përgjigjja Ime nga Libri i Mormonit
Shtator 2022


“Përgjigjja Ime nga Libri i Mormonit”, Liahona, shtator 2022.

Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Përgjigjja Ime nga Libri i Mormonit

U përpoqa shumë ta “ndreqja” Mama Uongun, por gjithçka që ajo kishte nevojë ishte fjala e thjeshtë, e fuqishme e Perëndisë.

nënë e bijë

Mama Uongu dhe Eni

Fotografia me mirësinë e autores

Pasi u pagëzova në qershor 2002, i fola nënës sime për besimin tim. Ndonëse Mama Uongu shpesh e frekuentoi kishën me mua, ajo nuk donte të mësonte më shumë.

Më së fundi, 10 vjet më vonë, Mama Uongu zgjodhi të pagëzohej. U emocionova shumë. Trishtueshëm, pak vite më vonë, ajo e ndaloi forcimin e dëshmisë së vet dhe nxirrte justifikime për të mos e frekuentuar kishën.

E nxisja të vinte në kishë, por ajo gjë shkaktonte vetëm grindje. Më së fundi, nuk e detyrova më që të mos e dëmtoja marrëdhënien tonë.

Gjatë konferencës së përgjithshme të tetorit 2019, Presidenti Rasëll M. Nelson, i ftoi anëtarët e Kishës të “harto[nim] planin [tonë] vetjak” për ta forcuar dëshminë tonë për Rivendosjen.1 Teksa mendova për ftesën e tij, pata ndjenjën e fortë se duhej të bëja diçka për t’i përmirësuar gjërat midis meje dhe Mama Uongut.

Si synim për Vitin e Ri u zotova të lexoja Librin e Mormonit me Mama Uongun. Sa herë që thoshte se i dhembnin sytë, unë i thosha: “Ti thjesht mund të dëgjosh”. Kur thoshte se kishte nevojë të lante pjatat, unë e ndiqja në kuzhinë dhe vazhdoja të lexoja me zë të lartë.

Na doli që Mama Uongu dëgjonte me vëmendje dhe e mbante mend çfarë i lexoja. Me kalimin e kohës, ajo zgjodhi të lexonte vetë. Më vonë më tha se një njeri i zakonshëm nuk mund ta kishte shkruar Librin e Mormonit. Ajo nuk kishte dyshim se libri është fjala e Perëndisë. Për mua është një mrekulli fakti që e pashë atë të shkonte nga të qenit e painteresuar deri në dëshirën që të lexonte dhe të jepte dëshmi për Librin e Mormonit.

Pasi Mama Uongu u pagëzua, kisha shqetësimin se mos ishte bashkuar me Kishën vetëm për mua. Por tani ajo ka një dëshmi të vetën. Për vite me radhë u përpoqa ta “ndreqja” atë, por gjithçka që ajo kishte nevojë ishte fjala e thjeshtë, e fuqishme e Perëndisë.

Jam mirënjohëse për profetin e gjallë, i cili gjithmonë na jep udhërrëfim në kohën e duhur. Nëse veprojmë sipas asaj që na mëson ai, bekime të mëdha do të pasojnë. Kjo përvojë më tregoi se sa shumë dëshiron Zoti të na bekojë. Gjithçka bëra, ishte të lexoja pak kapituj me nënën time nga Libri i Mormonit. Më pas Zoti e mori situatën në dorë!

Shënim

  1. Shih Rasëll M. Nelson, “Fjala e Mbylljes”, Liahona, nëntor 2019, f. 122.