“Çfarë Dha Mësim Isaia për Mbledhjen e Izraelit?”, Liahona, shtator 2022.
Eja, Më Ndiq
Çfarë Dha Mësim Isaia për Mbledhjen e Izraelit?
Isaia përdori simbole për të dhënë mësim për mbledhjen e Izraelit. Merrni parasysh këtë shkrim të shenjtë: “Ai do të ngrerë flamurin për kombet, do të mbledhë të dëbuarit e Izraelit dhe do të grumbullojë ata që u shpërndanë nga Juda në të katër anët e dheut” (11:12).
Një emblemë është një flamur ose një shenjë. Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi historinë se si udhëheqësit e Kishës në epokën pioniere krijuan një flamur, një “flamur [të] sajuar, duke e deklaruar luginën e Grejt‑Solt‑Lejkut dhe malet që e rrethojnë atë, si ai vendi i profetizuar nga i cili fjala e Zotit do të dalë në ditët e mëvonshme”1.
Çfarë simbolesh dhe idesh të tjera që lidhen me shpërndarjen dhe mbledhjen e Izraelit, mund të gjeni te kapitujt 2, 5 dhe 11 të Isaias?
Si na ka ndihmuar profeti ynë modern për ta kuptuar më mirë mbledhjen e Izraelit?
Mund të jetë e dobishme që të studioni atë që profetët modernë kanë thënë rreth mësimeve të Isaias dhe mbledhjes së Izraelit. Merreni parasysh të shihni njërën nga këto biseda të konferencave të përgjithshme nga Presidenti Rasëll M. Nelson dhe të renditni mënyrat se si mund të ndihmoni për ta mbledhur Izraelin:
-
“Blessed Are the Peacemakers”, Liahona, nëntor 2002, f. 39–42
-
“Mbledhja e Izraelit të Shpërndarë”, Liahona, nëntor 2006, f. 79–82
-
“Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Liahona, nëntor 2020, f. 92–95