“Kërkimi i Udhërrëfimit Shpirtëror”, Liahona, shtator 2022.
Për Prindërit
Kërkimi i Udhërrëfimit Shpirtëror
Të Dashur Prindër,
Në këtë botim të revistës, tre Autoritete të Përgjithshme japin mësime dhe përvoja personale e familjare lidhur me mënyrën se si të kërkojmë, gjejmë dhe ndjekim udhërrëfim shpirtëror.
Diskutimet mbi Ungjillin
Mbështetja te Dëshmitë Tona
Në faqen 4, Plaku Ronald A. Rasband, tregon një histori nga historia e familjes së tij për të dhënë mësim parimin se Shpëtimtari ynë nuk do të na braktisë. Lexojeni këtë artikull dhe diskutoni se si shenjtorët e hershëm u mbështetën te dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin dhe planin e Atit Qiellor për shpëtimin.
Këshillimi me Zotin
Në faqen 30, Plaku Patrisio M. Xhiufra, përshkruan mënyrën se si ai, kur ishte një adoleshent i kthyer në besimin te Kisha, vendosi të shërbente në një mision dhe të ndiqte arsimimin në një kolegj. Ai më pas jep përgjigjen e tij ndaj pyetjes: Çfarë bën kur zbulesa vetjake vjen në kundërshtim me ndjesinë logjike?
Marrja e Udhërrëfimit nga Shpirti
Si mund të përfitojmë më plotësisht nga dhurata e Frymës së Shenjtë në jetën tonë? Plaku Zhozé A. Teisheira e shqyrton këtë temë në faqen 40. Lexojeni artikullin e tij dhe diskutoni se si të merrni udhërrëfim më të bollshëm nga Shpirti.
Argëtim Familjar me Programin Eja, Më Ndiq
Përsiatni Shtegun
-
Vendosni një figurë të Shpëtimtarit në njërën anë të një zone të madhe e të gjerë ose të një dhome.
-
Qëndroni në këmbë në anën e kundërt të dhomës. Bëjeni me radhë duke ia lidhur sytë secilit pjesëtar të familjes, duke i rrotulluar përqark dhe më pas duke parë nëse mund të ecin drejt figurës së Jezu Krishtit pa asnjë ndihmë.
-
Lexoni Fjalët e Urta 4:26–27.
Diskutim: Çfarë llojesh ndihme na janë dhënë në këtë jetë për të na mbajtur në një shteg që të çon drejt Jezu Krishtit? Për më shumë diskutim lexoni Fjalët e Urta 3:5–6. Çfarë veprimesh na nevojitet t’i ndërmarrim për të mirëbesuar te Zoti me gjithë zemër?