2022
Të Udhëhequr nga Profetë të Gjallë
Shtator 2022


“Të Udhëhequr nga Profetë të Gjallë”, Liahona, shtator 2022.

Bazat e Ungjillit

Të Udhëhequr nga Profetë të Gjallë

Pamja
Udhëheqësit e Kishës përpara statujës “Kristus”

Profetët janë burra që thirren nga Ati Qiellor për të folur për Të. Ata dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe japin mësim ungjillin e Tij. Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme besojnë si në profetët e lashtë ashtu edhe profetët modernë.

Perëndia Flet nëpërmjet Profetëve

Profetët marrin zbulesë nga Perëndia. Kur profetët frymëzohen për të na mësuar, është njësoj sikurse të na fliste Perëndia (shih Doktrina e Besëlidhje 1:38). Ne mund të mirëbesojmë se ata po na thonë atë që Perëndia do të donte që ne ta dinim.

Profetët Japin Mësim për Jezu Krishtin

Pamja
Mormoni me fletët e arta

Mormon Abridging the Plates [Mormoni duke Përmbledhur Fletët], nga Tom Lovell

Të gjithë profetët dëshmojnë për Jezu Krishtin. Ata japin mësim se Ai është Biri i Perëndisë. Ata na japin mësim rreth jetës, shembullit dhe Shlyerjes së Tij. Ata na tregojnë se si ta ndjekim Atë dhe t’u bindemi urdhërimeve të Tij.

Përgjegjësitë e Profetëve

Profetët japin mësim ungjillin e Jezu Krishtit. Ata shpjegojnë bekimet që marrim kur u bindemi urdhërimeve dhe pasojat që marrim në qoftë se nuk u bindemi. Ndonjëherë, ata mund të frymëzohen për të na treguar rreth ngjarjeve të ardhshme.

Profetët e Lashtë

Pamja
Moisiu me pllakat

Moses and the Tablets [Moisiu dhe Pllakat], nga Jerry Harston

Perëndia u ka dhënë mësim njerëzve nëpërmjet profetëve që nga fillimi. Profetët që jetuan në kohët e Dhiatës së Vjetër përfshijnë Adamin, Noeun, Abrahamin, Moisiun, Isaian dhe të tjerë. Gjithashtu kishte profetë mes njerëzve të Librit të Mormonit. Ndër ata profetë ishin Lehi, Mosia, Alma dhe Moroni. Ne mund të mësojmë atë që ata e dhanë mësim nëpërmjet leximit të shkrimeve të shenjta.

Profetët Modernë

Jozef Smithi ishte profeti i parë për kohët moderne. Ai e rivendosi Kishën e Jezu Krishtit në tokë. Rasëll M. Nelsoni është profeti dhe Presidenti i Kishës sot. Këshilltarët e tij në Presidencën e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt gjithashtu janë profetë, shikues e zbulues.

Dëgjimi i Profetit

Pamja
çift duke parë konferencën në telefon

Profeti na flet gjatë konferencës së përgjithshme dhe në raste të tjera. Ai na mëson atë që dëshiron Perëndia që ne ta dimë dhe se si ta ndjekim Jezu Krishtin sot. Ne mund t’i gjejmë mësimet e tij në revistën Liahona dhe te ChurchofJesusChrist.org.

Bekimet e Ndjekjes së Profetit

Ne vërtet do të bekohemi nëse i ndjekim mësimet e profetit. Kur e ndjekim profetin, ne mund të dimë se po bëjmë atë që Perëndia do të donte të bënim. Ne mund të ndiejmë paqe në jetën tonë dhe të vijmë më pranë Jezu Krishtit.

Shtyp në Letër