2022
Nuku‘alofa, Tonga
Shtator 2022


“Nuku‘alofa, Tonga”, Liahona, shtator 2022.

Kisha Është Këtu

Nuku‘alofa, Tonga

hartë me rreth përqark Tongës
pamje ajrore e Tempullit të Nuku’alofas në Tongë

Fotografia nga Neil Crisp, 2021

Tempulli i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Nuku‘alofa ndodhet pranë shkollës së mesme Liahona që është pronë e Kishës. Anëtarët e Kishës përbëjnë rreth 63 përqind të popullsisë në Tongë ku Kisha ka

  • 66 400 anëtarë (përafërsisht)

  • 21 kunje, 2 distrikte, 173 lagje dhe degë, 2 misione

  • 21 qendra të historisë familjare, 1 tempull në funksionim dhe 1 tempull në ndërtim

Ne do të Ribashkohemi

Sonasi Langi (tani i vdekur) nga Kolonga, Tongatupu, shpesh mblidhej me pjesëtarë të familjes për të kënduar himne dhe për të vendosur lule në varrin e babait dhe atë të motrës së tij. “Një ditë ne do të ribashkohemi”, – tha ai. “Mendoj se do të këndojmë të njëjtat këngë atëherë.”

burrë dhe familja e tij duke kënduar

Më shumë rreth Kishës në Tongë

mbreti i Tongës me udhëheqës të Kishës dhe të tjerë

Mbreti i Tongës mirëpret Presidentin Rasëll M. Nelson dhe bashkëshorten e tij, Uendin; Plakun Gerit W. Gong dhe bashkëshorten e tij, Suzën; dhe të tjerë në një vizitë në Tongë, në vitin 2019.

Fotografi nga Jeffrey D. Allred, Deseret News

e re duke buzëqeshur

Si të rejat në të gjithë Kishën, kjo e re në Tongë cakton synime dhe punon për t’i përmbushur ato.

riprodhim i Tempullit të Neiafut, Tongë

Ky pasqyrim tregon se si do të duket Tempulli i Neiafut, Tongë, tempulli i dytë në Tongë, kur të mbarohet ndërtimi.

një nënë e bir duke lexuar së bashku

Shtëpia është një qendër e mësimit të ungjillit në Tongë, sikurse është anembanë Kishës, kur anëtarët ia vënë veshin thirrjes “eja e më ndiq” (Lluka 18:22).

familje duke ecur në bregdet

Në Tongë argëtimi i shëndetshëm familjar mund të përfshijë lehtësisht një shëtitje përgjatë bregut të detit së bashku.

një çift duke punuar në fushë

Bujqësia është e rëndësishme në Tongë dhe shumë shenjtorë të ditëve të mëvonshme e kultivojnë dhe e mbledhin ushqimin.

dy gra duke qeshur teksa punojnë me gjethe bananeje në kuzhinë

Në Tongë, si në shumë komunitete të ishujve të Paqësorit, gjethet e bananeve përdoren shpesh për përgatitjen e vakteve ushqimore të familjes.

familje duke kënduar një himn së bashku

Të kënduarit e himneve është pjesë e rëndësishme e adhurimit së bashku në Tongë, siç është anembanë Kishës.

një burrë që po ndihmohet nga të tjerë për të veshur veshje tradicionale

Veshja tradicionale luan rol të rëndësishëm në shoqërinë e Tongës.

i ri duke buzëqeshur në një aktivitet të Kishës

Një i ri kënaqet duke u takuar me njerëz të tjerë në një aktivitet për rininë, në një shtëpi mbledhjesh në Tongë.

çift duke lexuar së bashku

Studimi i rregullt i shkrimeve të shenjta i ndihmon çiftet në Tongë që të rriten së bashku shpirtërisht.

automjet i mbuluar me hi vullkanik

Në janar 2022 një shpërthim vullkanik mbuloi me hi shumë pjesë të Tongës.

Fotografia nga Malau Media, përdoret me leje

dok anijesh me vullnetarë dhe furnizime të dhuruara

Anëtarët në ishullin e Tongataput dhuruan furnizime, që u çuan me varka për të ndihmuar njerëzit në ishujt më të largët.