2022
Çfarë Më Mësojnë Shkrimet e Isaias për Jezu Krishtin?
Shtator 2022


“Çfarë Më Mësojnë Shkrimet e Isaias për Jezu Krishtin?”, Liahona, shtator 2022.

Eja, Më Ndiq

Isaia 13–14; 24–30; 35

Çfarë Më Mësojnë Shkrimet e Isaias për Jezu Krishtin?

Pamja
pamje për Jezu Krishtin nga materialet filmike të Biblës

Të shkruara gati 2700 vjet më parë fjalët e Isaias nganjëherë mund të na duken të vështira ose pështjelluese. Dhe prapëseprapë, leximi i librit të Isaias është njëra nga mënyrat më të mira që mund të mësojmë më shumë rreth Jezu Krishtit. Nefi citoi Isaian me qëllim që të “mund t’i bindte më plotësisht [nefitët] të besonin në Zotin, Shëlbuesin e tyre” (1 Nefi 19:23). Për ta kuptuar më mirë Isaian, përpiquni ta përqendroni studimin tuaj te mësimet e Isaias për Shpëtimtarin.

Kërkoni përgjigje për pyetjet në vijim teksa i studioni këta kapituj:

  • Si e përfaqëson Eliakimi Jezu Krishtin? (Shih Isaia 22:20–25.)

  • Çfarë do të bëjë Krishti për ne në Ringjalljen? (Shih Isaia 25:8.)

  • Si i mësoi Krishti njerëzit e Tij? (Shih Isaia 28:10.)

  • Si e përshkruan Isaia Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit në ditët e mëvonshme? (Shih Isaia 29:14.)

  • Si do të jetë kur Krishti të vijë sërish? (Shih Isaia 35:10.)

“Isaia foli vazhdimisht për ndikimin shërues, qetësues të Zotit. … Shpirti i Tij shëron; pastron; ngushëllon; i jep jetë të re zemrave të pashpresa. Ai ka fuqinë ta shndërrojë gjithçka që është e shëmtuar, e mbrapshtë dhe e pavlerë në jetë, në diçka me shkëlqimin më të lartë dhe të lavdishëm. Ai ka fuqinë ta kthejë hirin e vdekshmërisë në bukuritë e përjetësisë” (Tad R. Callister, The Infinite Atonement [2000], f. 206–207).

Shtyp në Letër