2023
Drita e Botës
Janar 2023


“Drita e Botës”, Liahona, janar 2023.

Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Drita e Botës

portret i Jezu Krishtit

Hollësi nga Focus on Joy [Përqendrohuni te Gëzimi], nga Michael T. Malm

Ndërsa udhëtojmë nëpër këtë jetë tokësore, ne hasim sprova, përfshirë rrethana të vështira familjare. Këto sfida mund të na bëjnë të ndihemi të braktisur, në ankth ose depresion. Nëse drejtohemi te burimi i vërtetë i dritës, Shpëtimtari Jezu Krisht, do të jemi në gjendje të manovrojmë më mirë në situatat tona të vështira.

Në këtë numër botimi, Presidenti M. Rasëll Ballard përvijon mënyra në të cilat mund ta gjejmë udhën tonë gjatë problemeve. Ai thotë: “Drita e [Krishtit] … i largon hijet e botës nga mesi ynë dhe nga mendja jonë” (faqe 4).

Kur isha terapiste për martesën dhe familjen, punoja me shumë familje që përballeshin me sprova të mëdha. Familjet që shpenzonin kohë çdo ditë për ta lejuar Krishtin në jetën e tyre, gjetën shoqërimin e dritës dhe dashurisë së Tij ndërsa ballafaqoheshin me mundimet e tyre. I tregoj disa nga ato histori në artikullin tim te faqja 8.

Jam mirënjohëse për mundësinë e shenjtë që pata, nëpërmjet punës sime, që të shihja familje dhe individë të bashkohen me Shpëtimtarin në shtegun drejt të bërit populli i Sionit (shih te Moisiu 7:18). Rroka pakëz qiell sa herë që e shihja dorën e Zotit në jetën e dikujt.

Me mirënjohje,

Kristi Monsoni