“Si Dëfton Bindje Pagëzimi?”, Liahona, janar 2023.
Eja, Më Ndiq
Si Dëfton Bindje Pagëzimi?
Shpëtimtari ynë është shembulli i përsosur i bindjes ndaj Atit Qiellor, kur deklaron: “Nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar” (Gjoni 5:30).
Shpëtimtari u pagëzua për të treguar bindjen e Tij me përpikëri ndaj Atit Qiellor. Në mënyrë të ngjashme, kur e tregojmë bindjen tonë duke u pagëzuar, ne hyjmë në një besëlidhje me Perëndinë për të qenë dishepuj të përkushtuar e të bindur të Jezu Krishtit. (Shih te 2 Nefi 31:5–13.)