“Cilët Ishin Misioni dhe Shërbesa e Krishtit?”, Liahona, janar 2023.
Eja, Më Ndiq
Cilët Ishin Misioni dhe Shërbesa e Krishtit?
Jezu Krishti besëlidhi në ekzistencën para lindjes që të vinte në tokë dhe të ishte Shpëtimtari ynë (shih te Moisiu 4:2; Abraham 3:27). Si Shpëtimtari ynë, Ai e përmbushi edhe misionin, edhe shërbesën e Tij.
Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi: “Misioni i Zotit në vdekshmëri ishte të përmbushte Shlyerjen … [dhe] ta bënte jetën e përjetshme një mundësi për këdo që do të kualifikohej për të. … Shërbesa e Tij ishte gjithçka tjetër që Ai bëri – mrekullitë e Tij, mësimet e Tij, dashuria e Tij, përqendrimi i Tij tek ordinancat, mësimdhënia e Tij ndaj nesh se si të lutemi.”1
Aspektet e misionit dhe shërbesës së Krishtit përshkruhen në shumë vende në shkrimet e shenjta. Hidhuni një sy përshkrimeve të bëra nga nëna e Tij, Maria, te Lluka 1:46–55. Ana, edhe ajo një shembull nënshtrimi, bëri një lutje të ngjashme rreth shërbesës së Zotit te 1 Samuelit 2:1–10.
Sikurse sugjeron manuali Eja, Më Ndiq mund t’i krahasoni këto me Lumturitë e Jezusit te Mateu 5:3–12.2
Merrni parasysh t’i renditni disa nga aspektet e shërbesës së Krishtit që përshkruajnë këto shkrime të shenjta; njëri aspekt është renditur si shembull:
-
Krishti erdhi për të ngopur urinë tonë shpirtërore (shih te 1 Samuelit 2:5; Lluka 1:53; Mateu 5:6).