2023
Si Mund të Jem një Dëshmitar/e i/e Jezu Krishtit?
Janar 2023


“Si Mund të Jem një Dëshmitar/e i/e Jezu Krishtit?”, Liahona, janar 2023.

Eja, Më Ndiq

Mateu 2; Lluka 2

Si Mund të Jem një Dëshmitar/e i/e Jezu Krishtit?

Jezusi foshnjë në një koritë

Safe in a Stable [I Sigurt në një Stallë], nga Dan Burr

Kur u lind Jezusi, disa grupe njerëzish e dalluan se Ai ishte Shpëtimtari i premtuar. Përveç Marisë dhe Jozefit, këta njerëz përfshinin barinjtë, Simeonin dhe Anën dhe, më vonë, Dijetarët. Ata dhanë dëshmi për natyrën hyjnore të Jezu Krishtit.

Familjet dhe miqtë tanë janë disa nga njerëzit më të rëndësishëm të cilëve mund t’u tregojmë dëshminë tonë për Shpëtimtarin. “Ne flasim për Krishtin, ne gëzohemi në Krishtin, ne predikojmë për Krishtin, ne profetizojmë mbi Krishtin dhe shkruajmë sipas profecive tona, që fëmijët tanë të mund të dinë se cilit burim t’i drejtohen për heqjen e mëkateve të tyre” (2 Nefi 25:26).

Veprimtaria

Lexoni rreth mënyrës se si reaguan këta dëshmitarë kur e panë për herë të parë Jezu Krishtin. Më pas merreni parasysh t’ia tregoni dëshminë tuaj familjes ose disa miqve apo ta shënoni dëshminë tuaj në ditarin tuaj.

barinjtë

Barinjtë

Lluka 2:15–18

The Nativity [Lindja e Krishtit], nga Brian Call

Simeoni

Simeoni

Lluka 2:25–33

Simeon and Christ [Simeoni dhe Krishti] © Lars Justinen / Licencuar nga Goodsalt.com

Ana

Ana

Lluka 2:36–38

Anna [Ana], nga James L. Johnson

Dijetarët

Dijetarët

Mateu 2:11

Minerva Teichert (1888–1976), The Three Wise Men [Tre Dijetarët], 1937, vaj në kanavacë, 60 x 45 inç, Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, 1943