2023
Okland, Zelanda e Re
Janar 2023


“Okland, Zelanda e Re”, Liahona, janar 2023.

Kisha Është Këtu

Okland, Zelanda e Re

hartë e botës me një rreth përqark Zelandës së Re
Pamje nga Oklanda, Zelanda e Re

Fotografia nga Getty Images

Oklanda është zona më e populluar urbane në vend. I kthyeri i parë në besim në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, në Zelandën e Re u pagëzua në vitin 1854. Sot, Kisha në Zelandën e Re ka:

  • 116 900 anëtarë (me përafërsi)

  • 30 kunje, 229 lagje dhe degë, 3 misione

  • 1 tempull në restaurim në Hamilton, 1 në ndërtim në Oklandë

familje duke ecur në mjedis të hapur

Të Gjitha Gjërat Japin Dëshmi

Fabian dhe Adriena Kehoi dhe e bija e shijojnë jetën në një fermë në luginën e Maromakut. “Jemi mirënjohës për begatinë e kësaj toke”, – thotë Adriena. “Dhe të gjitha këto gjërat japin dëshmi për një Krijues të dashur.”

Më shumë rreth Kishës në Zelandën e Re

  • Histori besimi mes anëtarëve të hershëm të Kishës në Zelandën e Re.

nënë e bijë

Një nënë dhe e bija në Zelandën e Re kalojnë një çast të ëmbël së bashku.

familje ulur në tryezë

Atë e bir bashkohen me familjen e tyre për studimin e manualit Eja, Më Ndiq një mbrëmje në ditë jave.

Tempulli i Hamiltonit, Zelandë e Re

Tempulli i Hamiltonit në Zelandën e Re, aktualisht në restaurim, u përkushtua në vitin 1958. Një tempull tjetër është në ndërtim në Oklandë.

fëmijë duke parë revista

Fëmijëve në Zelandën e Re, ashtu si fëmijëve në mbarë botën, u pëlqen shumë ta lexojnë revistën Miku.

familje dhe dele

Një nënë dhe një baba u mësojnë fëmijëve të tyre se si t’i ushqejnë delet. Sot në Zelandën e Re, ka rreth pesë dele për çdo person, duke pësuar një rënie nga kulmi prej njëzet e dy delesh për person në vitin 1982.

të rinj

Mbajtësit e Priftërisë Aarone e studiojnë ungjillin së bashku gjatë mbledhjes së kuorumit të tyre.

burra duke luajtur regbi në plazh

Regbia dhe plazhi janë të përhapura në të gjithë Zelandën e Re.