Histori nga Shkrimet e Shenjta
Lehi dhe Saria Largohen nga Jerusalemi


“Lehi dhe Saria Largohen nga Jerusalemi”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

“Lehi dhe Saria Largohen nga Jerusalemi”, Tregime nga Libri i Mormonit

1 Nefi 1–2

Lehi dhe Saria Largohen nga Jerusalemi

Paralajmërimi i Zotit drejtuar një familjeje

vegim nga Zoti

Lehi dhe Saria jetonin në Jerusalem me fëmijët e tyre. Lehi pa një vegim nga Zoti. Ai pa se një Shpëtimtar do të vinte në botë një ditë. Zoti gjithashtu i tregoi atij se Jerusalemi do të shkatërrohej.

1 Nefi 1:4–18

Lehi duke u folur njerëzve të zemëruar

Lehi u tregoi njerëzve rreth vegimit të vet. Ai u tha se Jezu Krishti do të vinte një ditë për ta shpëtuar botën.

1 Nefi 1:18–19

vegim i ndërtesave të shkatërruara

Lehi gjithashtu u tha njerëzve që Jerusalemi do të shkatërrohej. Ai i ftoi të pendoheshin.

1 Nefi 1:14, 18–19

njerëz të zemëruar

Njerëzit ishin të zemëruar. Zoti i foli përsëri Lehit në një ëndërr. Lehi mësoi se ai dhe familja e tij nuk do të ishin të sigurt në Jerusalem. Ata duhej të largoheshin.

1 Nefi 1:19–20; 2:1–2

familje duke u larguar nga qyteti

Lehi dhe Saria iu bindën Zotit. Ata u larguan nga qyteti me familjen e tyre. Lehi dhe Saria kishin katër djem që quheshin Laman, Lemuel, Sam dhe Nefi. Atyre iu desh të linin pas shtëpinë e tyre dhe gjërat e tyre të mira.

1 Nefi 2:3–5

familje duke udhëtuar

Familja udhëtoi në vendin e shkretë pranë Detit të Kuq. Lehi e falënderoi Zotin për bekimin e familjes së tij. Ai i mësoi familjes së tij që të ndiqte Zotin dhe të zbatonte urdhërimet e Tij.

1 Nefi 2:5–10

familje në shkretëtirë

Lamani dhe Lemueli u ankuan. I merrte malli për shtëpinë dhe gjithë gjërat që lanë pas. Ata nuk e kuptonin përse Zoti u kërkoi që të largoheshin. Nuk besonin se një qyteti i madh si Jerusalemi mund të shkatërrohej.

1 Nefi 2:11–13

Lamani dhe Lemueli

Lamani dhe Lemueli menduan se vegimet e Lehit ishin imagjinare. Po sikur familja e tyre të humbiste përgjithmonë në vendin e shkretë?

1 Nefi 2:11

Nefi

Nefi donte të dinte vetë se ajo që tha Lehi, ishte e vërtetë. Ai u lut dhe e pyeti Zotin.

1 Nefi 2:16

Nefi

Zoti dërgoi Frymën e Shenjtë për ta ndihmuar Nefin që t’i besonte fjalët e atit të tij. Nefi e besoi Zotin dhe ua tregoi atë që mësoi, vëllezërve të tij. Sami e dëgjoi Nefin dhe e besoi atë, por Lamani dhe Lemueli nuk e dëgjuan.

1 Nefi 2:16–18