“Saria”, Tregime nga Libri i Mormonit
“Saria”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Saria
Udhëtimi i besimit i një gruaje
Saria jetoi në Jerusalem me familjen e saj. Bashkëshorti i saj, Lehi, ishte një profet i Perëndisë. Një ditë Zoti i tha Lehit që të largohej nga Jerusalemi me familjen e tij.
Saria kishte besim te Zoti. Ajo dhe familja e saj u larguan nga shtëpia e tyre. Ata lanë arin dhe argjendin e tyre për të shkuar me Lehin në vendin e shkretë.
Saria dhe Lehi morën ushqime dhe gjëra të tjera që u nevojiteshin. Pasi udhëtuan për shumë ditë, ata ngritën çadra për të jetuar në vendin e shkretë. Më pas ndërtuan një altar dhe e falënderuan Zotin për ndihmën e Tij.
Një ditë, Zoti u kërkoi bijve të Sarias dhe të Lehit që të shkonin në Jerusalem dhe të merrnin fletët prej tunxhi. Saria u frikësua kur bijtë e saj nuk u kthyen. Mendoi se ata kishin vdekur. Lehi e ngushëlloi Sarian. Ata zgjodhën që të mirëbesonin se Zoti do t’i mbronte bijtë e tyre.
Saria ishte plot gëzim kur bijtë e saj u kthyen nga Jerusalemi. Tani ajo e dinte se Zoti i kishte mbrojtur ata. Ajo mirëbesoi se Zoti do t’u jepte atyre fuqi për të bërë atë që Ai ua kërkoi. E tërë familja e Sarias ishte e lumtur dhe ata e falënderuan Zotin.